LAJMI I FUNDIT:

Hoti, pas dorëheqjes së Thaçit: Kushtetuta garanton tranzicion të qartë të përgjegjësive, pa krijuar vakum institucional

Hoti, pas dorëheqjes së Thaçit: Kushtetuta garanton tranzicion të qartë të përgjegjësive, pa krijuar vakum institucional

Qeveria e Kosovës ka lëshuar deklaratë për media pas dorëheqjes së Hashim Thaçit nga pozita e presidentit, duke thënë se kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Në deklaratë thuhet se Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike.

Çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës në rastin kur Presidenti i vendit jep dorëheqje?
Lexo po ashtu Çfarë parasheh Kushtetuta e Kosovës në rastin kur Presidenti i vendit jep dorëheqje?

“Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës


Qeveria e Republikës së Kosovës vlerëson se në situatën e re të krijuar pas dorëheqjes së Presidentit të Republikës, z. Hashim Thaçi, kushtetuta dhe ligjet në fuqi garantojnë tranzicion të qartë të ushtrimit të përgjegjësive pa krijuar vakum institucional.

Gjatë kësaj faze, Qeveria e Republikës së Kosovë me përkushtim do t’i kryej obligimet dhe përgjegjësitë kushtetuese dhe do të bashkëpunojë me të gjithë akterët vendorë dhe ndërkombëtarë.

Qeveria e Republikës së Kosovës pret nga të gjithë të vazhdojnë të demonstrojnë kulturë të lartë politike”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Amerikanët i kërkojnë Shqipërisë kolumbianin e kokainës

Lajme
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale

Kronika e Zezë
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi

Lajme
Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Arrestohen dy persona për lëndimin e rëndë trupor të një 23-vjeçari në Ferizaj

Kronika e Zezë
Kalo në kategori