LAJMI I FUNDIT:

Mesazhi i Messit për Maradonan: Paç gjithë forcën e botës, duam të të shohim mirë

Mesazhi i Messit për Maradonan: Paç gjithë forcën e botës, duam të të shohim mirë
(Foto: Twitter/Goal)

Lionel Messi i ka dërguar një mesazh mbështetjeje bashkëkombësit të tij, Diego Maradona, pasi legjenda argjentinase i është nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në tru.

Mjeku i ikonës, Leopoldo Luque, konfirmoi të mërkurën se gjithçka është në rregull pas operacionit për heqjen e një trombi (mpiksje gjaku) në trurin e 60-vjeçarit.

“Diego, paç gjithë forcën e botës. Familja ime dhe unë duam të të shohim mirë sa më shpejt që është e mundur. Një përqafim të madh nga zemra!”, ka shkruar Messi në Instagram.


View this post on Instagram

Diego, toda la fuerza del mundo. Mi familia y yo te queremos ver bien lo antes posible. ¡Un abrazo de corazón!

A post shared by Leo Messi (@leomessi) on Nov 4, 2020 at 5:41am PST

Kapiteni i Barcelonës dhe Argjentinës ka luajtur nën urdhrat e Maradonas gjatë kohës sa ai ishte përzgjedhës i kombëtares (2008-2010).

Diego Armando Maradona, i cili konsiderohet ndër futbollistët më të mirë në histori, është shtrirë në spital të hënën pas dehidrimit dhe anemisë, ndërsa më pas është vërejtur se ai ka një hematomë subdurale (që njihet si mpiksje gjaku në tru) dhe menjëherë është dërguar në sallën e operacionit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Zgjedhja e Messit për kundërshtarin e tij më të vështirë i la tifozët e befasuar

Ndërkombëtare
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Të gjithë po flasin për asistimin që Arda Guler e bëri te Turqia

Përfaqësueset
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori