LAJMI I FUNDIT:

Letërsia për fëmijë sot dhe raporti i dikurshëm me diktaturën enveriste

Letërsia për fëmijë sot dhe raporti i dikurshëm me diktaturën enveriste

Shkrimtarja Adelina Mamaqi, rrëfen shqetësimet e saj për letërsinë bashkëkohore për fëmijë. 

“E nënvlerësojnë letërsinë për fëmijë. Më falni, por këtë e bëjnë kritizerët e letërsisë për të rritur. Duhet të themi, se shija e të ngrënit nis tek fëmija formohet me ushqim të mirë. Unë mendoj se letërsia për fëmijë ka një rëndësi të madhe, se edukon tek fëmijët dashurinë për letërsinë”, shprehet shkrimtarja për fëmijë Mamaqi. “Duhet t’i kthejnë sytë edhe tek letërsia jonë për fëmijë, pasi për fat të keq disa shtëpi botuese i gjejnë të gatshme tekstet dhe i marrin edhe i përkthejnë. Nga ana vizive dalin të bukura, por ka edhe libra të përkthyer që s’kanë asnjë vlerë. Më vjen keq”.

Për letërsinë e vjetër shqiptare për fëmijë, Mamaqi shprehet se Ministria e kulturës duhet të vë dorë, por jo në çdo botim


“Unë shikoj të nevojshme nga Ministria të vlerësojnë vlerat, jo të gjithë librat e vlerësuar në atë kohë janë të përshtatshëm në këtë kohë, sepse brezat evoluojnë”.

Sa i përket debatit për shkrimtarët shqiptarë të cilët kanë shkruar për realizmin socialist, Mamaqi, përfundon se ka qenë një ndër ta, por kjo ka ndodh, duke pasi kanë qenë të detyruar.

“Mua më mori në telefon sekretari i Komitetit Qendror të Rinisë edhe më tha: ‘Duhet të shkruash një poezi për shokun Enver’. U detyrova ta shkruaj, më vinte apo s’më vinte mirë. Nga Lidhja e Shkrimtarëve më kërkuan disa herë të bëheshe anëtare partie, nuk pranova. Nëse do të kisha pranuar, me siguri matematike do të isha dënuar”. /Shqiptarja/