LAJMI I FUNDIT:

Nëse Real Madridi nuk e mposhtë Interin në Ligën e Kampionëve – Zidane mund të shkarkohet, me dy trajnerë që janë në listën e Los Blancos

Nëse Real Madridi nuk e mposhtë Interin në Ligën e Kampionëve – Zidane mund të shkarkohet, me dy trajnerë që janë në listën e Los Blancos

Real Madridi do të përballet sonte nga ora 21:00 me Interin në rrethin e tretë të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Los Blancos nuk dinë për fitore në këtë sezon të ri të garës më të madhe për klube në Evropë, pasi kanë marrë një humbje dhe një barazim.


Nga kjo formë e dobët, më i rrezikuari është trajneri Zinedine Zidane që mund të shkarkohet në rast se pëson disfatë përballë Nerazzurëve.

Sipas asaj që raporton Daily Mail, Florentino Perez po mendon që të shkarkojë strategun francez nëse nuk fiton sonte në shtëpi përballë Interit.

Nëse Zidane shkarkohet, atëherë sipas mediumit anglez, Mauricio Pochettino ose Raul Gonzalez mund të zënë vendin e tij.

Raul është duke punuar me të rinjtë e Real Madridit dhe mund të marrë drejtimin e skuadrës me një kontratë deri në fund të këtij sezoni.

Pochettino që kur u shkarkuar në fund të vitit të kaluar nga Tottenhami, është pa klub dhe mund të marrë drejtimin e klubit mbretëror. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Oleksandr Usyk shpallet kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks
Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Fjalët e para të Usyk pasi u shpall kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks

Boks

"Unë nuk do të ulem këtu të qaj dhe të kërkoj justifikime" - Tyson Fury flet pas humbjes

Boks
Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Gjithçka çfarë ndodhi në meçin e shekullit mes Oleksandr Usyk dhe Tyson Fuyt, ku ukrainasi u shpall kampion i padiskutueshëm

Boks

"Kemi takuar Mourinhon dhe kemi zgjedhur detajet në aspektin financiar" - portugezi mund të drejtojë dy futbollistët shqiptarë

Ligat tjera
Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Mbrojtësi i Borussia Dortmund trondit me pamjen e tij - ai fiton 10 milionë euro në vit dhe pas dy javësh ka finalen e Ligës së Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori