Gjykata Kushtetuese ende nuk ka marrë vendim lidhur me kushtetutshmërinë e themelimit të Qeverisë Hoti. Megjithëse Lëvizja Vetëvendosje ka deponuar në qershor kontestimin e votës të deputetit tashmë të arrestuar, Etem Arifi në themelimin e Qeverisë Hoti, Kushtetuesja po e konsideron shtatorin afatin prej kur fillon periudha 60 ditore për shqyrtim të lëndës.
Pavarësisht kësaj, partia e Albin Kurtit shprehet e bindur se aktgjykimi do të jetë në favor të tyre. Madje thonë se pas një interpretimi ku Qeveria Hoti shpallet e paligjshme, më nuk ka nevojë për tentativë të dytë, kësisoj, sipas tyre zgjedhjet do të jenë rrugëdalja e vetmja. Ndërkaq, qeveritarët do ta pranojnë çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese.
E sipas njohësve të Kushtetutës në rast që aprovohet ankesa e Vetëvendosjes, Qeveria Hoti do të shpallet e pavlefshme dhe duhet të fillojë formimi i qeverisë nga e para. Në këtë rast do të jetë në diskrecionin e presidentit të fillojë procedurat, për t’ia dhënë mandatin cilësdo parti, apo koalicion që i konfirmon se i kanë 61 vota në Kuvendin e Kosovës.
Drejtori i zyrës për komunikim dhe informim në Gjykatën Kushtetuese, Veton Dula në një përgjigje për KosovaPress thotë se në muajin shtator është kompletuar dosja e lëndës dhe përkitazi me këtë janë brenda afateve kohore për shqyrtim të lëndës.
“Përkitazi me kërkesën e dorëzuar nga Lëvizja Vetëvendosje lidhur me rastin e deputetit Etem Arifi, Gjykata ka afat 60 ditor për shqyrtimin e lëndës, që fillon pas dorëzimit të të gjitha dokumenteve të nevojshme për shqyrtim kushtetues. Gjykata ka pasur komunikim të vazhdueshëm me institucionet dhe palët e përfshira në këtë rast edhe gjatë muajit shtator, me qëllim të kompletimit të dosjes së lëndës. Sipas praktikës së deritanishme, sapo Gjykata të marrë vendimin, për këtë do të njoftohen me kohë të gjitha palët e përfshira në rast dhe opinioni”, thotë ai.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi thotë për KosovaPress se nëse bazohet se në aspektin procedural Qeveria Hoti është zgjedhur në mënyrë jo kushtetuese duhet të shkohet direkt në zgjedhje të reja.
“Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson drejtë dhe bënë interpretimin e dispozitave në mënyrë objektive dhe të pavarur, atëherë ne besojmë se ajo shumë shpejt do të nxjerr akt-gjykimin ku Qeverinë Hoti do të shpall, ashtu siç e kemi thënë ne vazhdimisht, si qeveri e paligjshme, e zgjedhur në mënyrë jo procedurale. Kjo për shkak të faktit se në seancën e votimit të kësaj qeverie ka marrë pjesë deputeti që tashmë ka pasur të humbur mandatin. Kjo mbi bazën e Kushtetutës së Kosovës është e rregulluar shumë qartë. Nëse Gjykata Kushtetuese vlerëson paligjshmërinë e votës ne mendojmë se zgjidhja më e mirë do të ishte zgjedhjet. Ky Kuvend tashmë nuk ka qenë i aftë të mbajë dy qeveri, rrjedhimisht dalja e vetme nga kjo situatë për hir të një stabiliteti do të ishin zgjedhjet. Ne besojmë se pas një interpretimi ku Qeveria Hoti shpallet e paligjshme më nuk ka interpretim për tentativë të dytë”, thotë Abrashi.
Ndërsa, zëvendëskryeministri i parë në Qeverinë Hoti, Besnik Tahiri thotë për KosovaPress se pretendimet e Lëvizjes Vetëvendosje janë politikë ditore, por përkundër kësaj çfarëdo vendimi të Gjykatës Kushtetuese do të respektojnë.
“Çfarëdo vendimi që e merr Gjykata Kushtetuese është instanca jonë e fundit dhe duhet të respektojmë. Tjerat çka thotë Lëvizja Vetëvendosje janë politikë ditore, kështu janë mësuar dhe kështu vazhdojnë. Mirëpo çka do që vjen prej gjykatës nuk ka kontestim, por vetëm zbatim”, thotë ai.
E, drejtori ekzekutiv i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj thotë për KosovaPress se Gjykata Kushtetuese nuk ka përmbajte të fuqishme kushtetuese dhe ligjore për të shpall të pavlefshme themelimin e Qeverisë Hoti, por shton se nëse ndërrohet praktika e deritanishme, e njëjta do të jepte një shembull të mirë që do t’iu kufizonte deputetët që janë të dënuar me vepra penale të jenë në Kuvend.
“Nëse Gjykata Kushtetuese e ndërron praktikën e deritanishme, padyshim, këtë në aspektin ligjor nuk e shoh se mund të ketë ndonjë përmbajtje të fuqishme kushtetuese dhe ligjore, por sidoqoftë nëse ndërron një praktik e tillë, kjo do të ishte shembull dhe praktika më e mirë që t’iu kufizohet e drejta deputetëve që janë të dënuar me vepra penale për t’u zgjedhur deputetë në Kuvendin e Kosovës. […] Nëse Gjykata Kushtetuese merr aktgjykim se vota e tij ka qenë vendimtare dhe konsiderohet se qeveria është votuar në Kuvend në mungesë të votave të mjaftueshme atëherë sigurisht që Qeveria Hoti shpallet e pavlefshme dhe duhet të fillojë formimi i qeverisë nga e para. Kjo do të thotë se presidenti i Kosovës do të fillojë procedurat për të nominuar kandidatin për kryeministër, i cili duhet të vijë në bazë të aktgjykimit të fundit të Kushtetueses nga partia apo koalicioni që konfirmon se i kanë 61 vota në Kuvendin e Kosovës”, u shpreh Miftaraj.
Në fund të muajit shtator, deputeti Etem Arifi u dorëzua në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pasi ishte në arrati për disa muaj. Ai në vitin 2019 është dënuar me një vit e tre muaj burgim për mashtrim me subvencione. Pavarësisht kësaj ai duke kërkuar shtyrje të ekzekutimit të dënimit për, siç pretendonte, shkaqe shëndetësore, mori pjesë në votimin e Qeverisë Hoti./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje