LAJMI I FUNDIT:

Maradona shtrihet në spital, gjendja e tij nuk është e lidhur me COVID-19

Maradona shtrihet në spital, gjendja e tij nuk është e lidhur me COVID-19
(Fotomontazh: EPA)

Legjenda e futbollit, Diego Armando Maradona, është shtrirë në një spital në Argjentinë për shkak të problemeve shëndetësore (që nuk janë bërë të ditura).

Megjithatë, mjeku i tij ka sqaruar se gjendja e legjendës nuk është e lidhur me coronavirusin – raporton The Guardian.

Ikona argjentinase, i cili është trajner i klubit Gimnasia y Esgrima, është dërguar në klinikën Ipensa clinic në La Plata që ndodhet dhjetëra kilometra larg Buenos Airesit.


(Foto: Instagram/maradona)

Doktori i tij, Leopoldo Luque, ka thënë se 60-vjeçari është shtrirë në spital për t’iu nënshtruar disa ekzaminimeve mjekësore

“Ai nuk është miri psikologjikisht dhe kjo ka ndikuar në mirëqenien e tij fizike… Duke e sjellë këtu, i ndihmon. Është shumë vështirë të jesh Maradona”, ka thënë mjeku. /Telegrafi/