LAJMI I FUNDIT:

Selimi, Qeverisë: E keni lënë veriun e vendit në dorë të Listës Serbe

Selimi, Qeverisë: E keni lënë veriun e vendit në dorë të Listës Serbe

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi duke iu drejtuar Qeverisë së Kosovës, tha se e kanë lënë fatin e shqiptarëve të fshatrave veriore të Kosovës, në dorën e Listës Serbe.

Selimi gjatë fjalës së tij në Kuvendin e Kosovës tha se në veri është duke u bërë spastrim etnik dhe ndryshim i dhunshëm i demografisë.

“Meqë më rastisi me fol pas përfaqësuesit të Qeverisë, po me bjen me tregu që ja çfarë keni ba për shqiptarët atje. Fatin e shqiptarëve në fshatrat veriore e keni lanë në dorën e Listës Serbe që na tregon neve çka kanë ba për shqiptarët atje. Qe ku i keni, që ku e keni lanë fatin e tyre”, tha Selimi.


“Në veri të Kosovës po vazhdon ende dhuna dhe përndjekja e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre. E ata që u përzunë nuk po lejohen të kthehen në shtëpitë e tyre. Në Veri po vazhdon zbatimi i dhunshëm i ndryshimit demografik me anë të spastrimit etnik ndaj shqiptarëve dhe me anë të kolonizimit, me kolonë serbë të ardhur nga Serbia”, tha Selimi në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka bërë thirrje që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të intervenojnë menjëherë për të mbrojtur qytetarët e Kosovës dhe sovranitetin e vendit.

“Atje bëhet fjalë për mos lejimin e shqiptarëve të pakicave të tjera të jetojnë nëpër shtëpitë e tyre. Për të jetuar të gjithë të lirë dhe të gëzojnë të gjitha të drejtat e tyre, atëherë duhet që institucionet e sigurisë dhe drejtësisë të Kosovës të veprojnë menjëherë kundër bandave të Serbisë në mbrojtje të sovranitetit dhe shqiptarëve në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, tha Selimi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Greminger: Trump nuk e ka mendjen te dialogu Kosovë – Serbi

Lajme
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme
Kalo në kategori