Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, thotë se është i pakënaqur sa i përket gjykimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.
Peci theksoi se nuk është i kënaqur në punën e bërë nga UNMIK-u dhe EULEX-i. Po ashtu ai ka thënë se situatë më e mirë nuk është as prej kur krimet e luftës janë nën kompetencën e organeve vendore.
Ai theksoi se një prej arsyeve që nuk ka shumë suksese në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës në Kosovë është mungesa e aspekteve profesionale, por edhe numerike.
Peci ka shtuar se disa dëshmi dhe prova është vështirë që t’i marrin, pasi kanë vdekur personat pasi sipas tij ka vonuar trajtimi rasteve të krimeve të luftës.
“S’po du me hy në kompetencat se vetëm jam prononcuar një herë. Me ju thanë sinqerisht jam kanë i zhgënjyer me punën edhe të UNMIK-ut edhe të EULEX-it sa i përket trajtimit të këtyre rasteve. Me marrjen e kompetencave të vendorëve e dimë çka kanë lënë dhe çka kanë vepruar në kuptim e asaj sa jam unë i njoftuar më lëndët e prokurorisë. Mirëpo më të vërtetë nuk është mirë edhe prej ne që i kemi marrë kompetencat për shkak se po më duket që po mungojnë edhe kapacitetet profesionale dhe numerike t’i quaj ashtu të numrit të atyre që duhet me angazhua në këto çështje për shkak se janë çështje voluminoze. Çështje që janë vjetruar në kuptim edhe të marrjes se provave dhe dëshmive. Njerëzit po shkojnë 20 vite nuk janë pak neve na duhet që jemi gjallë tani por ne kemi dëshmitar apo prova të asaj kohe që edhe me dashtë nuk mundemi me i marrë”, tha Peci për “Betimi për Drejtësi”.
Kryetari i Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci ka shtuar se në përgjithësi ka pasur një neglizhencë të shoqërisë në përgjithësi sa i përket trajtimit të rasteve të krimeve të luftës në Kosovë.
Sipas Pecit, nuk ka pasur mekanizëm të themeluar si duhet në aspektin e hetimit edhe të grumbullimit të provave.
“Faktikisht mendoj në kuptimin e përgjithshëm se si shoqëri pak edhe kemi qenë neglizhentë edhe kemi dështuar në përgatitjen e përgjithshme të qytetarëve t’i quaj ashtu edhe të profesionistëve për me e trajtuar këto krime për shkak se nuk ka pas mekanizëm i themeluam si duhet në kuptim edhe të hetimit edhe të grumbullimit të provave. Sidomos me ju thanë të drejtën në vitin 1999 menjëherë pas përfundimit diku në muajin korrik kam fillu me i gjet të pagjeturit, të zhdukurit edhe diku 200 kufoma kam marrë pjesë në zhvarrime me Tribunalin e Hagës që ka pas kompetencë po në atë kohë si shoqëri nuk kem krijuar një mekanizëm në mënyrë që të mbledhim prova, të mbledhim dëshmi. Unë jam i vetëdijshëm se çfarë kemi mund të bëjmë në atë kohë. Unë kam fillu me një shoqatë ta quaj ashtu, asociacion me punu edhe e kem dëgjua kapak dëshmi edhe kemi mbledh prova, mirëpo nuk ka pas një sistem unik të grumbullimit dhe të orientimit”, tha ia.
Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë të kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Dënohet me 15 mijë euro gjobë drejtori i kompanisë “Bageri” për mashtrim në prokurim publik
Dimitrieska-Koçoska për taksën e solidaritetit: Nëse gjykata vendos që paratë të kthehen, nuk mund t’i shpëtojmë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Risi në sistemin e drejtësisë: Prokuroria dhe gjykatat me standarde të reja në matjen e dënimeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje