LAJMI I FUNDIT:

Në çdo 107 sekonda një i vdekur nga coronavirusi, mbi 9 milionë raste në SHBA

Në çdo 107 sekonda një i vdekur nga coronavirusi, mbi 9 milionë raste në SHBA

Tetë muaj në betejë me coronavirusin, SHBA-ja ka raportuar më shumë se 99 mijë raste të reja – një rekord global.

Të dhënat e fundit tregojnë se vendi tani po raporton më shumë se një rast të ri çdo sekondë, raporton BBC.

Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins në çdo 1.2 sekonda një amerikan rezulton pozitiv ndërsa një vdes çdo 107 sekonda.


Dakota e Veriut, Dakota e Jugut dhe Wisconsin aktualisht udhëheqin vendin në COVID-19 për kokë banori.

Tani vetëm dy ditë para zgjedhjeve presidenciale, infeksionet totale në të gjithë vendin kanë kaluar 9.1 milionë dhe më shumë se 230 mijë amerikanë kanë vdekur, transmeton Telegrafi./Telegrafi/