Kryetarja e Kuvendit të Kosovës Vjosa Osmani së bashku me prodhuesit vendorë dhe përfaqësues të bizneseve nga diaspora, ka organizuar të premten mbrëma “Darkën e Lamës”, një traditë e filluar nga presidenti Ibrahim Rugova.
Sipas një njoftimi për media, Osmani ka thënë se kultivimi i traditës e mbanë të gjallë shpirtin e kombit.
“Darka e sivjetme mbahet në rrethana të rënduara për shkak të pandemisë. Këto rrethana na mbajnë më larg njëri-tjetrit fizikisht, por me karakterin e saj, do të na e rikujtojë se sa i rëndësishëm është besimi në njëri-tjetrin, në miqtë tanë, të cilët na janë gjetur përkrah në ditë të vështira e në ditë të mira, kanë ndarë me ne gëzimin e hidhërimin dhe e kanë përcjellë bashkë me ne lutjen për të mirat e motmotit”, ka thënë Osmani.
Ajo ka falënderuar kultivuesit dhe prodhuesit vendor për bereqetin e sivjetmë.
“Darka e sivjetme përveç tjerash synon promovimin e prodhimeve vendore. Prandaj, ne kemi shtruar sonte sofër pikërisht me këto prodhime nga duart e tyre të vyera dhe do t`i ndajmë miqësisht me ju, sepse kështu ndajmë edhe jetën tonë sociale me njëri-tjetrin”, është shprehur Osmani.
Në njoftim thuhet se në këtë darkë kanë marrë pjesë ambasadorë të akredituar në Kosovë, përfaqësues të partive politike dhe bizneseve kosovare.
Siç thuhet në njoftim, kjo darkë është organizuar konform respektimit të masave anti COVID-19, teksa qëllim kryesor ka promovimin e produkteve vendore dhe punën e prodhuesve vendor, të cilët kanë pësuar nga pandemia COVID-19. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZyrtare: Kosova nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna
Paguhen, por nuk punojnë: Dy toksikologët "joekzistentë" të QKUK-së
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime
S’do të dëgjohet dëshmitari i planifikuar për të premten në rastin Thaçi dhe të tjerët, pranohen dëshmitë e tij e dhënë më parë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'