Një ekip ndërkombëtarë i shkencëtarëve kanë arritur të identifikojnë një lloj të ri të coronavirusit, i cili ka “rrënjët” në Spanjë, e i cili nga vera po përhapet nëpër Evropë. Besohet se burimi i infeksionit janë fermerët spanjollë, shkruan Financial Times.
Shumica e të infektuarve me coronavirus në disa vende evropiane në të vërtetë janë të infektuar me llojin e ri të coronavirusit. Në Irlandë raste të tilla kanë ndodhur në më shumë se 60 për qind të infektuarve, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë përcjell mutacionin e virusit dhe kanë konfirmuar se lloji i ri po përhapet shumë shpejtë. Madje e kanë quajtur 20A.EU1. Për këtë shkencëtarët kanë paralajmëruar që mosrespektimi, para se gjithash, distanca fizike do të mund t’i kontribuonte vazhdimit të përhapjes së llojit të ri të coronavirusit.
Me llojin e ri janë infektuar tetë në dhjetë persona në Britani të Madhe, 80 për qind e njerëzve në Spanjë, 60 për qind në Irlandë dhe nga 40 në Zvicër dhe Francë. E si bartësit “kryesor” të këtij virusi janë cilësuar njerëzit që kanë qenë në pushime në Spanjë.
Këta shkencëtarë kanë ngritur çështjen nëse vala e dytë e infeksionit ka mundur të jetë më e vogël, po të ishin aplikuar masat e rrepta të kontrollit nëpër aeroporte dhe terminalet e tjera të transportit. Çdo lloj i virusit ka gjenetikën e vetë, dhe në bazë të kësaj është e mundur të konfirmohet hapësira ku edhe ka “lindur”.
“Përhapja e llojit të ri të coronavirusit është një tregues i vërtetë, se masat mbrojtëse nuk kanë qenë të mjaftueshme për ta ndalur hovin e tij”, ka vlerësuar Ema Hodcroft nga universiteti i Bazelit, njëherit anëtarët e ekipit të shkencëtarëve që kanë arritur ta identifikojnë llojin e ri të coronavirusit.
Ekipi i shkencëtarëve nga Zvicra dhe Spanja tani po tentojnë të mësojnë se si sillet lloji i ri i coronavirusit – nëse është më ngjitës dhe vdekjeprurës nga llojet e tjera të coronavirusit. Hodcroft beson se nuk ekzistojnë dëshmi se lloji i ri përhapet shpejtë si pasojë e mutacionit që rrit përhapjen apo ndikon në rrugën e infektimit. Ajo përmendi se 20A.EU.1 megjithatë dallon nga llojet e tjera të coronavirusit që ajo i di.
“Nuk kam parë asnjë variant me një dinamikë të tillë, derisa në Evropë nuk i analizova sekuencat gjenentike të coronavirusit”, ka shtuar ajo.
Në laboratorët e virologëve, shkencëtarët mëtojnë të konfirmojnë nëse lloji i ri i coronavirusit bartë një lloj mutacioni, që ka proteinën që virusi e përdor për të hyrë në organizmin e njeriut, që do të mund të ndërronte sjelljen e tij.
Te çdo virus zhvillohet mutacioni – ndryshohet kodi gjenetik dhe mund të “lindin” llojet e reja të tij. Më herët ishte konfirmuar lloji tjetër i coronavirusit i quajtur D614G, për të cilin besohet se është edhe më ngjitës.
Çdo lloj i ri i coronavirusit i ka gjashtë mutacione gjenetike. Ai është shfaqur tek fermerët në verilindje të Spanjës gjatë korrikut, dhe shpejtë është përhapur në mesin e banorëve, thuhet në studim.
Profesoresha e përllogaritjes së evolucionit në Cyrih, Tanja Stadler, gjithashtu ka marrë pjesë në hulumtimin e këtij lloji të ri të coronavirusit. Ajo ka theksuar se mostrat e virusit janë marrë nga e gjithë Evropa dhe është konstatuar se kanë “dalë” nga i njëjti lloj.
“Është e dukshme që virusi disa herë është ‘transportuar’ në disa shtete, e më pas është përhapur në tërë botën”, ka shtuar ajo.
E shefi i konzorciumit “SeqCovid” në Spanjë, Inaki Komas është një nga autorët e studimit që ka zbuluar sojin e ri të coronavirusit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Analizë rreth “të ardhmes së NATO-s dhe qëndrimeve të Donald Trump”
Bisedimet e klimës përfundojnë me premtimin prej 300 miliardë dollarësh – por shuma vlerësohet si “jashtëzakonisht e pamjaftueshme”
Shëtiste me biçikletë rrugëve të Birminghamit, polici arrin ta rrëzojë në tokë të dyshuarin – i gjen revole në çantë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400
Putinit i mungojnë ushtarët në vijën e frontit, tenton të joshë rekrutët e rinj – u premton faljen e borxheve në vlerë prej 95 mijë dollarësh
I riu nga Koreja e Veriut shtoi qëllimshëm në peshë për të shmangur shërbimin ushtarak
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj
Pavarësisht se e shpallën të vdekur dhe deshën ta djegin trupin e tij – i riu nga India që u zgjua megjithatë humbi jetën
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj