LAJMI I FUNDIT:

Policia me detaje për arratisjen e dy të miturve nga burgu i Lipjanit

Policia me detaje për arratisjen e dy të miturve nga burgu i Lipjanit
Foto: Ilustrim

Dy persona janë arratisur nga burgu i të miturve në Lipjan.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 17:15 në burgun e Lipjanit.


Arratisja e dy të miturve nga burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues
Lexo po ashtu Arratisja e dy të miturve nga burgu i Lipjanit, suspendohen dy zyrtarë korrektues

Siç thuhet në raport, njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar si dhe kanë intervistuar disa persona përgjegjës.

“Është raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë janë arratisur nga Burgu për të Mitur në Lipjan, njësitë policore janë në kërkim të personave të dyshuar dhe kanë intervistuar disa persona përgjegjës”, thuhet në raport. /Telegrafi/