Komuna e Gostivarit dha dritë jeshile për themelimin e ndërmarrjes së përbashkët për menaxhim me deponinë Rusino. Këtë hap Gostivari e bëri kur duhej të firmoset garancia mes nëntë komunave, ministrisë së Ekologjisë dhe Këshillit protestues “Stop Rusino”.
“Parimisht unë si qytetar apo ne nuk do kishim dashur që kjo deponi të jetë këtu me këto standarde apo pa standarde, por edhe koha për tu sanuar kjo deponi nuk është e shkurtër andaj, ne bashkë me OJQ-të dhe përfaqësuesit e partive në Gostivar, vendosëm që përmes kësaj ndërmarrjeje dhe Rajonit planor të Pollogut të nënshkruajmë një dokument dhe garanci që për pesë vite do gjendet një lokacion i ri për deponi – tha Valbon Limani, shef i kabinetit të kryetarit.
Nga këshilli protestues “Stop Rusino” nuk besojnë në zgjidhjen e probleme me formimin e kësaj ndërmarrjeje. Këmbëngulin që Ministria dhe Komunat e Pollogut të nënshkruajnë garanci me shkrim që për pesë vite deponia do të hiqet nga Gostivari.
“Na është thënë që themelimi i kësaj ndërmarrje do i zgjidh këto probleme, pra mbetet të shohim. Presim që ti marrim nënshkrimet në letër të bardhë dhe ko do ishte garancia e vetme se Rusinoja do të mbyllet për pesë vite. Ne do jemi në moratorium, megjithatë këtu jemi për të reaguar për gjithçka që nuk do ec sipas planit për menaxhim me mbetjet dhe kërkesave që i dorëzuam – u shpreh Maria Spasovska, “Stop Rusino”.
Qytetarët e Gostivarit kërkojnë mbylljen e deponisë.
“T`iu them të drejtën duhet të mbyllet ajo. Nuk e di a keni qenë atje a e keni pa si është ajo. Duhet të gjendet zgjidhje, mjerë ata njerëz që jetojnë atje”.
“Duhet të mbyllet normal, po ku do i dërgojmë, po duhet diku ti dërgojnë ato mbeturina. Pengon normal neve si banorë na pengon po puna është se diku duhet të hidhen, e shteti sa interesohet për ne shteti e di, po e dimë ma edhe ne krejt”.
Ndërmarrja për menaxhimin e Rusinos e themeluar nga nëntë Komunat e Pollogut, pritet të jetë gati në janar të vitit të ardhshëm. Nuk dihet nëse deri atëherë do të lejohen komunat e tjera të hedhin mbeturinat në Rusino./alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe