LAJMI I FUNDIT:

​Këtë vit pritet të miratohet Ligji i ri për Prokurimin Publik

​Këtë vit pritet të miratohet Ligji i ri për Prokurimin Publik

Kryeministri Avdullah Hoti deklaroi sot se brenda këtij viti do të miratojnë Ligjin e ri për Prokurimin Publik.

Pas vizitës në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, kreu i Qeverisë së Kosovës tha se përmes reformave në këtë institucion do të kursejnë miliona euro.

Ai duke treguar rëndësinë e KRPP-së tha se legjislacioni i ri do të eliminojë të gjitha dobësitë dhe pengesat burokratike brenda prokurimit.


“Ne jemi tepër të interesuar të çojmë përpara avancimin e prokurimit në Kosovë. Faza e parë është kryer, ku kemi siguruar transparencë të plotë në proces. Tash kalojmë në fazën e dytë mbi efektivitetin e në fushën e prokurimit publik. Kjo nënkupton eliminimin e të gjithë dobësive në proces të prokurimit duke i hequr procedurat burokratike. Duke krijuar lista të zeza të kompanive në rast që ato nuk i përmbahen kontratave. Do të rregullojmë sistemin e ankimimit, sepse është e papranueshme për qeverinë që 60 për qind të prokurimeve vendosen në proces të ankesave të OPSH-së. Ndërkohë ato duhet të vendoset në proces konkurrent në autoritetin kontraktues duke pasur kontrata qe katër vjet sillen prej një institucioni në OPSH”, tha Hoti.

Anëtari i Bordit në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik, Sami Uka u shpreh i interesuar për bashkërendim me qeverinë mbi reformën legjislative në kuadër të prokurimit publik.

“Kjo ka nevojë për një reformë tjetër legjislative që e mbështet këtë pjesën e reformës së parë. Në këto rrethana, ne e kemi parë të nevojshëm të kemi një takim me qeverinë në mënyrë t’i bashkërendojmë veprimet në kuadër të kësaj reformës legjislative që është në proces”, tha ai. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Durrës Yachts dhe Marina vendos një standard të ri në luksin bregdetar: Miratohet leja për ndërtimin e hotelit ikonik The Bristol Resort

Ekonomi
Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Babai i Elon Muskut ka plane të mëdha - hyn në botën e kriptovalutave

Botë
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!

Ekonomi
Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Një eSIM në 190 vende, +1GB Internet FALAS në çdo blerje!

Ekonomi
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Ndërmarrja

Ndërmarrja "Trepça", njofton se kanë rikthyer një pronë, e cila për shumë vite ishte jashtë menaxhimit të tyre

Ekonomi
Kalo në kategori