LAJMI I FUNDIT:

Nesër seanca e dytë e Salih Mustafës në Hagë

Nesër seanca e dytë e Salih Mustafës në Hagë

Ish-eprori i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa të mërkurën do të deklarohet sërish para Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.

Dhomat e Specializuara bëjnë të ditur se seanca do të fillojë në ora 15:00, transmeton Telegrafi.

“Gjatë pjesës së parë të seancës, z. Mustafa do t’i kërkohet të vetë-deklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat kundër tij të paraqitura në Aktakuzën e konfirmuar, në përputhje me rregullën 92(2)(c) të Rregullores. Nëse i akuzuari nuk vetë-deklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarim pafajësie në emër të të akuzuarit në përputhje me rregullën 92(2)(f) të Rregullores”, thuhet në njoftim.


Ndërkaq, pjesa e dytë e seancës thuhet se do të shërbejë si konferencë për ecurinë e çështjes.

Ndryshe, Salih Mustafa është arrestuar më 24 shtator në Prishtinë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në bazë të një fletarrestimi, urdhri për transferim dhe aktakuzës së konfirmuar, të lëshuara nga një gjykatës i procedurës paraprake i Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Sipas njoftimit, aktakuza e ngarkon Salih Mustafën me përgjegjësi penale individuale për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme, që janë krime lufte sipas të drejtës ndërkombëtare.

Në paraqitjen e tij të parë para gjykatës më 28 shtator, ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa tha se ai dëshiron të konsultohet me avokatin e tij para se të deklarohej i fajshëm ose i pafajshëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori