LAJMI I FUNDIT:

Agjenti i Hysajt: Jam i lodhur duke e pritur Napolin – nuk e përjashtojmë largimin me parametra zero

Agjenti i Hysajt: Jam i lodhur duke e pritur Napolin – nuk e përjashtojmë largimin me parametra zero
Foto: Goal.com

Agjenti i Elseid Hysajt, Mario Giuffredi thotë se ai është lodhur duke pritur Napolin dhe ka lënë të hapur mundësinë që klienti i tij të largohet si lojtar i lirë në fund të sezonit.

“Që kur (Gennaro) Gattuso arriti, Hysaj po bën shumë mirë”,  ka thënë Giuffredi për Radio Punto Nuovo.


“Ai pati vetëm një rënie në formë me [Carlo] Ancelottin”.

Kontrata e 26-vjeçarit skadon në fund të sezonit, por të dy palët nuk kanë arritur ende një marrëveshje.

“Zgjatja e kontratës nuk ka të bëjë me rinovimin e Gattuso”, këmbënguli Giuffredi.

“Ai nuk ka pse të rinovojë nëse trajneri qëndron. Unë kam qenë duke vrapuar pas Napolit për dy vjet që të kisha një rinovim dhe tani jam lodhur”.

“Është e drejtë të shqyrtohen propozimet që do të mbërrijnë. Nëse Napoli bën atë të duhur, Hysaj dëshiron të qëndrojë, përndryshe ai do të nënshkruajë me kë të dojë për tre muaj”.

“Ai jo vetëm që duhet të qëndrojë për Gattuson, por Napoli duhet të besojë në të”, ka shtuar më tej agjenti i reprezentuesit të Shqipërisë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Tri refuzimet që mori Bayern Munich – tani trajneri italian kthehet si opsioni i parë

Bundesliga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori