LAJMI I FUNDIT:

Shahpaska: Ka rritje të rasteve me COVID-19 në çerdhe, por gjendja në përgjithësi është e mirë

Shahpaska: Ka rritje të rasteve me COVID-19 në çerdhe, por gjendja në përgjithësi është e mirë

“Nga hapja më 9 shtator deri më sot, në kopshte janë regjistruar 26 fëmijë dhe 83 punonjës pozitivë me COVID-19. Javën e kaluar ka pasur rritje të lehtë të rasteve pozitive, por situata në kopshte përgjithësisht është e mirë tani për tani. Monitorohet në përputhje me zhvillimin e situatës në kopshte, por përgjithësisht në vend do të merren masa të reja nëse është e nevojshme”.

Këtë sot e tha ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jagoda Shahpaska, në lidhje me gjendjen në çerdhet e Maqedonisë. Ajo shtoi se duke ndjekur dinamikën e rasteve të reja pozitive me coronavirusin, është e dukshme rritja e numrit të rasteve pozitive, si për fëmijët ashtu edhe për punonjësit në kopshte.


“Numri i mesatares së fundit është nga java e kaluar në periudhën nga 17-25 tetor, kur u regjistruan nëntë fëmijë të rinj pozitivë për coronavirusin dhe 40 punonjës. Për momentin, 482 fëmijë janë në izolim, ndërsa të punësuar rreth 77. Duke e ndjekur situatën në vend, ne së bashku me autoritetet shëndetësore do të bëjmë një vlerësim. MPPS i përmbledh raportet ditore në një raport javor dhe i dorëzon të dhënat në Komisionin për Sëmundjet Infektive çdo të premte për të pasur inspektim gjatë propozimit të masave të reja në lidhje me pandeminë”, tha Shahpaska.

Ajo shtoi se të gjithë punonjësit dhe fëmijët që ishin pozitivë janë mirë me shëndet. Në periudhën e kaluar, tha se kishte hospitalizim të një fëmije dhe një edukatori, të cilët kishin sëmundje të tjera kronike shtesë, për shkak të të cilave për atë u kujdesën në spital.

“Në përgjithësi tani për tani situata me fëmijët në kopshte është e mirë. Kryejmë inspektim dhe vlerësime se si do të veprojmë më tej”, theksoi ministrja Shahpaska.

Lidhur me kapacitetin e plotë të kopshteve, ajo informoi se ata aktualisht kujdesen për gjysmën e numrit të fëmijëve të lejuar sipas protokolleve për funksionim gjatë kushteve të pandemisë./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Një tjetër fitore për Kosovën në Washington

Lajme
Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Dëshmitari thotë se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri e kishte goditur me armë në fytyrë

Drejtësi
Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Mbyti dhe dogji prostitutën shqiptare në një pyll të Francës, prokuroria kërkon 20 vite burg për autorin

Lajme
AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

AGK reagon ndaj shpërndarjes së numrit të gazetares nga grupi “Albkings”

Lajme
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Në Shqipëri zyrtari policor e shantazhon qytetaren: Mi jep 3 mijë euro ose t'i publikoj fotot zhveshur

Lajme
Kalo në kategori