LAJMI I FUNDIT:

Ince: Është koha që Pogba të largohet nga Unitedi, deri më tash ka qenë vetëm problem

Ince: Është koha që Pogba të largohet nga Unitedi, deri më tash ka qenë vetëm problem
Paul Pogba (Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Paul Ince thotë se Paul Pogba ka qenë vetëm problem për Manchester Unitedin prej se është kthyer nga Juventusi dhe se është koha që të largohet.

Mesfushori nuk e ka nisur mirë sezonin 2020/2021 duke bërë që të vihet sërish në dyshim ndikimi i tij në suksesin e Djajve të Kuq.


Prej se u kthye nga Juventusi në vitin 2016, francezi është kritikuar vazhdimisht për formën dhe gjendjen fizike, ndërsa kohë pas kohë është folur për largimin e tij nga Old Trafford.

(Foto: Oli Scarff/Pool via Getty Images/Guliver)

Tashmë, 27-vjeçari ka mbetur prapa në planet e Ole Gunnar Solskjaer, ndërsa Real Madridi vazhdon të jetë i interesuar për shërbimet e tij.

Kështu mund të duket formacioni i Real Madridit me transferimin e Mbappes dhe Bruno Fernandes
Lexo po ashtu Kështu mund të duket formacioni i Real Madridit me transferimin e Mbappes dhe Bruno Fernandes

“Mendoj se është koha për t’u larguar. Ai ka thënë se dëshiron t’i bashkohet Real Madridit. Mendoj që paraqitjet e tij këtu nuk kanë qenë të qëndrueshme”.

“Paul Pogba është lojtar i klasit botëror dhe kur u transferua në Old Trafford, mendova ‘gjë e shkëlqyer’, por krejt çfarë ka bërë ka qenë thjesht një problem. Tifozët kanë dalë kundër tij dhe tash ka ardhur Bruno Fernandes dhe po tregon se çfarë nevojitet për të qenë lojtar i Manchester United”, ka thënë ish-futbollisti i Djajve të Kuq, Paul Ince, për beIN Sport. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale

Liga e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr

Ligat tjera
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?

Liga e Kampionëve
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Reali apo Bayerni? Tuchel tregohet i sinqertë për atë se kush i ka shanset më të mëdha për të kaluan në finale

Liga e Kampionëve
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori