LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj i reagon sërish Hotit pas vendimit për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit

Haradinaj i reagon sërish Hotit pas vendimit për shuarjen e Task-forcës kundër korrupsionit

Janë duke vazhduar replikat ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, për shkak të vendimit të Qeverisë për shuarjen e Task-forcës anti-korrupsion.

Pas deklaratës të kryeministrit Hotit, që zyrtarët që kanë qenë në kuadër të kësaj force vazhdojnë pa asnjë ndryshim në trajtimin e lëndëve të krimit dhe korrupsionit, sipas udhëzimeve të Prokurorisë Speciale, i menjëhershëm ka qenë reagimi i Haradinajt, transmeton Telegrafi.

Haradinaj ka thënë se vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive.


“Bashkpartiakët tuaj edhe mund t’ju tolerojnë, por, ky është qëndrimi i shtetit aleat që është vendimmarrës për liberalizim të vizave: Fatkeqësisht vendimi i qeverisë së Kosovës për shuarjen e Task Forcës Anti-Korrupsion, ngrit shqetësime të mëdha për vullnetin politik për trajtimin efektiv të çështjeve korruptive”, thuhet në reagimin e Haradinajt në Facebook.

Hoti ia kthen Haradinajt: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës vazhdon pa asnjë ndryshim
Lexo po ashtu Hoti ia kthen Haradinajt: Puna e zyrtarëve në kuadër të Task-Forcës vazhdon pa asnjë ndryshim

Ndryshe, Qeveria Hoti më 19 tetor e ka shfuqizuar vendimin nr. 02/110 të datës 26 shkurt 2010, i cili vendim kishte themeluar Taskë-forcën antikorrupsion në kuadër të Policisë së Kosovës./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori