LAJMI I FUNDIT:

Zemaj takon udhëheqësit e institucioneve fetare, apelon për respektim të masave antiCOVID-19

Zemaj takon udhëheqësit e institucioneve fetare, apelon për respektim të masave antiCOVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka takuar sot sekretarin e Bashkësisë Islame, Ahmet Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji.

Në këtë takim është diksutuar për menaxhimin e pandemisë COVID-19 dhe zbatimin e masave.


“Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti COVID”, ka shkruar Zemaj.

Postimi i plotë:

Sot e nisa ditën duke i mirëpritur në zyrën time, sekretarin e Bashkësisë Islame, z. Ahmet ef. Sadriu dhe Ipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët biseduam për menaxhimin dhe zbatimin e masave kundër Covid-19 në institucionet fetare.
Shpreha falënderimin tim për angazhimin e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Ipeshkvisë, në përkrahje të institucioneve tona për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19.
Së bashku, vlerësuam si shumë të rëndësishëm bashkëpunimin midis institucioneve shtetërore, fetare dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat anti Covid.
Apelojmë te të gjithë qytetarët në veçanti besimtarët në institucionet fetare të kenë kujdes duke respektuar masat e ndërmarra nga Qeveria, për të ruajtur shëndetin e të gjithëve nga virusi Covid-19. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Hoxha: Duke e bllokuar Kosovën në KiE, Gjermania dhe Franca anojnë kah Serbia qartazi

Lajme
Kalo në kategori