LAJMI I FUNDIT:

Veliu: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm ndër prioritet kryesore të Kosovës

Veliu: Parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm ndër prioritet kryesore të Kosovës

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu mori pjesë në Forumin Ministror ndërmjet BE-së dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa është diskutuar për intensifikimin e shkëmbimit rajonal dhe përmirësimin e sistemeve të të dhënave, si dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit.

Me këtë rast, ministri Veliu theksoi se nevojitet një bashkëpunim dhe bashkërendim më dinamik i aktiviteteve në fushën e migrimit të parregullt, në veçanti duke shkëmbyer të dhëna në kohë reale, e që do të reflektonte në parandalimin dhe luftimin e migrimit të parregullt.


Më tej ministri Veliu tha se parandalimi i ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit është një ndër prioritet kryesore të Qeverisë së Kosovës.

“Ne jemi në fazën përfundimtare të procesit të bashkimit të strategjive nacionale për ekstremizmin e dhunshëm dhe të luftës kundër terrorizmit”, tha ai.

Në këtë takim ai po ashtu tha se Republika e Kosovës ishte ndër shtetet e para që me ndihmën e partnerëve strategjikë realizoi rikthimin e organizuar të qytetarëve të Kosovës, si pjesëtarët e organizatave terroriste ashtu edhe familjet e tyre.