LAJMI I FUNDIT:

Në Shqipëri regjistrohen 297 raste të reja me COVID-19, katër të vdekur

Në Shqipëri regjistrohen 297 raste të reja me COVID-19, katër të vdekur

Shifrat e infektimeve nga coronavirusi në Shqipëri vijojnë që të jenë shumë të larta. Në 24 orët e fundit, ministria e Shëndetësisë njofton se janë shënuar 297 raste të reja nga 1375 testime që janë bërë (dje u bënë 1407 tamponë). Pavarësisht se shifra sot është më e ulët se dje, që ishin 301, sërish mbetet e lartë. Ndërkohë që 4 pacientë humbën jetën.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID19, një 61 vjeçar nga Saranda, një 70 vjeçare nga Elbasani, një 73 vjeçar nga Tropoja, një 81 vjeçar nga Durrësi, me sëmundje bashkëshoqëruese.


Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 257 pacientë, 19 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar. Lajmi i mirë është që janë shëruar 116 qytetarë, duke e çuar në 10341 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes  Sociale ju bën apel qytetarëve të vendosin maskën kudo në ambientet jashtë shtëpisë, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, vetëm kështu mund të parandalohet përhapja e infeksionit SARAS COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:

111 raste në Tiranë, 30 raste në Shkodër,

25 raste në Durrës dhe Korçë,

18 raste në Elbasan, 14 raste në Pogradec, 12 raste në Fier,

9 raste në Vlorë, 7 raste në Krujë, Berat, Sarandë,

6 raste në Lezhë, 5 raste në Lushnje dhe Kuçovë,

4 raste në Kurbin, 3 raste në Kolonjë,

1 rast në Kavajë, Mirditë, Mallakastër, Kamëz, Tepelenë, Rroskovec, Shijak, Patos, Cërrik.

COVID-19 – Statistika (21 Tetor 2020)

Raste të reja ditore                 297

Të shëruar ne 24 orë              116

Humbje jete në 24 orë          4

Testime ditore                       1375

Testime totale                       111,564

Raste pozitive                       17948

Raste të shëruara               10341

Raste Aktive                           7145

Humbje jete                          462

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë                  3505

Durrës                  718

Shkodër                494

Fier                         445

Korçë                    456

Lezhë                     360

Elbasan                313

Vlorë                   283

Berat                   218

Kukës                 175

Dibër                    91

Gjirokastër       87

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori