Amerikanët shmangin bisedat rreth pasurisë me fëmijët, por a është kjo e drejtë?
Amerikanët njihen për lirshmërinë e të folurit me fëmijën rreth temave delikate si alkooli, përdorimi i drogës, seksi apo tema të tjera të cilat në vendin tonë mund të shihen si tabu. Por fakt është që një numër i konsiderueshëm i prindërve amerikan nuk flasin me fëmijët për pasurinë apo trashëgiminë e tyre
Sipas një studimi të Menaxhimit të Pasurisë Private me 650 familje, dy të tretat e amerikanëve që kanë të paktën 3 milion dollarë pasuri të investueshme, nuk kanë biseduar me fëmijët e tyre në lidhje me pasurinë dhe nuk do ta bëjnë kurrë këtë.
Disa prej tyre në studim janë shprehur se ky diskutim nuk ka vlerë pasi fëmija i tyre e kishte kuptuar. Por 67% i kanë bërë dhurata ‘në heshtje’ fëmijëve të tyre, duke i lënë mënjanë para për të siguruar shkollën apo për të blerë shtëpi. 10% refuzonin me vendosmëri të flisnin me fëmijët e tyre rreth parasë.
Në shoqërinë tonë ky lloj kufizimi në komunikimin rreth pasurisë nuk praktikohet dhe as nuk është bërë ndonjë studim në lidhje me këtë. Ne shohim sot në mënyrë masive 15-vjeçarë të cilët lëvizin me makina luksoze dhe me veshje të firmave më të shtrenjta. Jo rrallë herë mund të shohim dhe fëmijët e vipave shqiptarë të veshur me Dolce Gabbana apo Gucci. Por nuk mund të arrijmë në konkluzionin se çfarë mënyre përdorin shqiptarët për të komunikuar me fëmijët e tyre rreth pasurisë.
Nga ky studim që është bërë për sjelljen e prindërve amerikan mund të kuptoni se cila është sjellja e duhur që duhet të praktikoni.
Nëse reflektojmë për pak në lidhje me kohën ku po jetojmë, lind pyetja si mund të ekzistojë kjo lloj mënyre komunikimi që amerikanët zbatojnë me fëmijën, në një kohë ku çdo përgjigje gjendet në internet. Këtu janë pse prindërit e shmangin këtë bisedë dhe çfarë duhet të bëjnë në lidhje me këtë.
Mendojnë se fëmija nuk i vëzhgon
Arsyeja më e zakonshme për të mos folur për pasurinë, e cituar nga prindërit, është se ata nuk duan që trashëgimia e tyre të ‘grabisë’ motivimet e fëmijës. Pra logjika e tyre qëndron në pjesën që nëse një prind nuk thotë asgjë, fëmija e tyre nuk do ta kuptojë kurrë pasurinë e familjes. Kjo është e pamundur!
Tani fëmijët janë në gjendje të përdorin teknologjinë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe ata mund ta përcaktojnë lehtësisht se sa kushton makina, shtëpia apo pushimet e tyre.
Dennis Jaffe, një psikolog amerikan që punon në familjet e pasura, thotë për “New York Time” se një fëmijë në klasën e dytë është në gjendje të rendisë pasurinë e gjithë nxënësve në klasën e tij mjaft saktë, shkruan Class.
“Kjo gjë nuk mund të përcaktohet si pozitive apo negative, madje ata nuk e kanë ende ndjenjën e xhelozisë. Por këto janë momente mësimore për vlerat.”
Kjo sfidon nocionin se pritja derisa fëmijët të rriten, për diskutimin rreth pasurisë, është më mirë, pasi deri atëherë ata do të kenë formuar pikëpamjet e tyre mbi pasurinë. Vlerat përcaktohen nga sjellja e përditshme, të cilën fëmija juaj është duke e parë.
Pra mospërfshirja e fëmijës në biseda rreth pasurisë krijon më shumë probleme, pasi mund të krijojë perceptime që familja e tij është më shumë e pasur, ose më pak e pasur nga sa është në në vërtetë. Lënia e fëmijëve t’i mendojnë gjërat vet, mund të krijojë ndjenja pasigurie.
Prindërit ndjejnë ankth për bisedat rreth pasurisë
“Njerëzit thonë nuk dua që fëmijët e mi ta dinë që jemi të pasur, unë them ‘shikoni njëher rreth shtëpisë tuaj’”- thotë psikologu Jaffe.
Vlera e pasurisë nuk mund të qartësohet vetëm në një fazë të jetës. Kur fëmija të jetë 15 vjeç, dhe do të jetë gati për të mësuar makinën, prindërit nuk do të kenë më mundësi ta ulin fëmijën për të folur rreth ndërtimit të pasurisë. Shumë psikologë amerikanë konstatojnë që kjo duhet bërë gradualisht.
Të flasësh me fëmijën në faza të ndryshme të jetës do të thotë të prodhohet më pak ankth se sa të përpiqesh të zbulosh gjithçka menjëherë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPo i lani xhinset gabimisht, CEO i brendit Levi’s ndau metodën e çuditshme për t’i mbajtur të pastra
Pse ka pasqyra në ashensorë? Arsyeja do t'ju habisë
Se sa tradhtar është partneri juaj e tregon horoskopi!
Porno-ylli Mia Khalifa i përgjigjet pyetjes më të shpeshtë të internetit: Si ta bëni një grua të përjetojë orgazëm
Një mrekulli e teknologjisë 246 metra e lartë: Një rrokaqiell gjerman ku nuk jeton askush
Nëntë mënyra të lehta që t’i eliminoni gërvishtjet nga xhami i syzeve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët