LAJMI I FUNDIT:

Nëntë mënyra të lehta që t’i eliminoni gërvishtjet nga xhami i syzeve

Nëntë mënyra të lehta që t’i eliminoni gërvishtjet nga xhami i syzeve

Sado që të kujdesemi për syzet, ndonjëherë na duket që njollat dhe gërvishtjet shfaqen papritur

Prandaj po ju zbulojmë mënyrat e shpejta, të thjeshta dhe, ajo që është më e rëndësishmja, me pak shpenzime që t’i eliminoni gërvishtjet e mërzitshme nga syzet tuaja. Do të na falënderoheni më vonë, transmeton Telegrafi.


1. Soda e bikarbonatit dhe uji

Përzieni një lugë sodë bikarbonati me një lugë ujë derisa të bëhet si pastë. Fshini syzet me leckë me mikrofibra dhe lyeni me këtë pastë. Pastaj shpëlani.

2. Uthulla e bardhë

Përzieni uthullën e bardhë dhe sodën e bikarbonatit derisa të bëhet si pastë, dhe me të fshini gërvishtjet.

3. Alkooli

Njomeni leckën me mikrofibra në përzierjen e alkoolit dhe sodës së bikarbonatit dhe me të fërkoni gërvishtjet dhe njollat në xhamat e syzeve.

4. Shampo e bebeve

Qitni pak shampo në leckë me mikrofibra dhe fërkoni gërvishtjet në xhama të syzeve. Shkuma e sapunit gjithashtu do të krijojë shtresë mbrojtëse në xhama të syzeve.

5. Detergjenti i enëve

Përzieni disa pika detergjent me cilindo mjet për pastrim të xhamave që i keni në shtëpi dhe me atë përzierje eliminoni njollat, dhe yndyrat nga syzet tuaja.

6. Sapuni dhe uji

Ndonjëherë gjërat më të thjeshta janë më të mira: përzieni sapunin dhe ujin që të bëni shkumë sapuni, njomeni leckën me mikrofibër në të dhe pastroni syzet.

7. Mjeti për politurë

Cilido mjet për politurë mund t’i eliminojë gërvishtjet sipërfaqësore nga syzet, vetëm që është me rëndësi të kujdeseni që të mos përmbajë aceton.

8. Pasta e dhëmbëve

Merrni pastë të zakonshme të dhëmbëve dhe pambuk (kushtoni kujdes që të mos ketë shije dhe që të mos jetë për zbardhje të dhëmbëve). Qitni pak pastë në pambuk dhe fërkoni gërvishtjet rreth 10 sekonda, pastaj shpëlani.

9. Dylli për vetura

E gjitha që është e nevojshme është që të qitni pak dyllë në syze dhe t’i fshini butësisht me leckë të butë. Kur të përfundoni, mos harroni t’i shpëlani syzet me ujë. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

Makina larëse harxhon dy herë më shumë energji elektrike për shkak të një gabimi që bëjmë

A e dini se...
Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Pse disa njerëz nuk e gjejnë dot dashurinë e vërtetë? Shkenca jep disa arsye

Këshilla Lifestyle
Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Pesë trendet retro të mobilimit që do të jenë më të pëlqyerat e vitit

Rregullimi i shtëpisë
Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Gjëja e parë që shihni në foto zbulon të vërtetën për ju: Deri tani testi më i saktë i personalitetit

Lifestyle
Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

Burri hasi në një gur varri me një kod QR - kur e skanoi nuk mund ta imagjinonte se çfarë pa

A e dini se...
“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

“Data më tragjike” në historinë njerëzore po afron - në këtë ditë ngjarjet e errëta përsëriten me shekuj

A e dini se...
Kalo në kategori