LAJMI I FUNDIT:

Cadiz shokon Real Madridin, ia shkakton humbjen e parë sezonale

Cadiz shokon Real Madridin, ia shkakton humbjen e parë sezonale

Real Madridi ka pësuar humbje në shtëpi ndaj Cadiz me rezultat 1-0 në kuadër të javës së pestë.

Ndeshja edhe pse pritej të ishte e lehtë për mbretërit nuk doli ashtu, pasi Cadiz doli të jetë një skuadër e organizuar mirë dhe kishte raste për gol.


Dy rastet e para në ndeshje i kishte Cadiz me Alvaro Negredon, i cili tentoi por nuk arriti të shënojë.

Por në minutën e 16-të erdhi goli nga mysafirët.

Negredo pasoi një top me kokë te Anthony Lozano i cili shënoi për 1-0 me një goditje brenda zonës.

Real Madridi rastin e parë e kishte në minutën e 39-të, kur Raphael Varane tentoi por ishte i pafat.

Në pjesën e dytë Reali tentoi të bëjë më shumë por nuk arriti të shënojë.

Junior Vinicius dhe Karim Benzema kishin raste të mira për të shënuar, por nuk arritën të bëjë ndryshim.

Real Madridi mbetet në pozitën e parë me 10 pikë, aq sa ka Cadiz që është i dyti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga
I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

I pandalshëm Edon Zhegrova, e lë në ‘gjumë’ portierin e Lyonit me një super gol

Ligue 1
Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Rekordi i zi që Manchester United e ka thyer pas humbjes së thellë ndaj Crystal Palace

Premier League
Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

Po e kërkon e gjitha Evropa, sensacioni i River Plates ka vendosur të luajë për Real Madridin

La Liga
Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Chelsea dhe Arsenali mësojnë klauzolën e lirimit të lojtarit i cili konsiderohet si ‘Haalandi i dytë’

Premier League
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Kalo në kategori