LAJMI I FUNDIT:

Gerard Pique, një jetë në Barcelonë: Të shtunën ndeshjen e 350 me fanellën blaugrana në La Liga

Gerard Pique, një jetë në Barcelonë: Të shtunën ndeshjen e 350 me fanellën blaugrana në La Liga

Barcelona ka një listë të gjatë të futbollistëve legjendar që kanë përfaqësuar klubin gjatë gjithë historisë së shkëlqyeshme, megjithatë shumë pak e dinë se çfarë do të thotë të jesh një lojtar i Blaugranave, më mirë sesa Gerard Pique, i cili është në prag të ndeshjes së 350-të në LaLiga Santander.

Pique ka përfaqësuar Barcelonën me një krenari të madhe, por shumë harrojnë se mbrojtësi ka luajtur edhe te Manchester United dhe Real Zaragoza para se Pep Guardiola ta kthente në verën e vitit 2008.


Ai kishte zëvendësuar Nemanja Vidicin dhe Rio Ferdinandin sa herë që dyshja dëmtohej në sezonin 2007/08, madje duke shënuar edhe një gol në ndeshjen e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve kundër Romës.

Sidoqoftë, ishte viti 2006 kur ai bëri debutimin e tij në La Liga Santander, me Real Zaragoza në një ndeshje kundër Villarreal më 24 shtator.

Ai luajti të gjithë 90 minutat dhe shkëlqeu gjatë gjithë atij edicioni, duke i bërë përshtypje trajnerit, Victor Fernandez.

Manchester United thjesht nuk mund t’i ofronte Pique vend në ekipin e parë që ai dëshironte në atë kohë, por shumë dëmtime të Ferdinand dhe Vidic, e bënë të luante shpesh.

Por më 13 shtator 2008 ai u kthye përsëri në shtëpi në “Camp Nou”, aty ku kishte kaluar shtatë vite të fëmijërisë.

Në sezonin e tij debutues në Kataloni, Pique luajti 22 ndeshje në kampionat dhe ishte një prej lojtarëve kryesor, ku ekipi do të fitonte La Ligan, Copa del Rey dhe Ligën e Kampionëve.

Tani shpejt përpara të shtunës me 17 tetor 2020, Pique është në prag të paraqitjes së tij të 350-të në La Liga Santander me Barcelonën, klubit që ia ka kushtuar vitet më të mira të karrierës së tij.

Thonë që është plakur, por në dy sezonet e fundit ai i ka zhvilluar nga 35 ndeshje në dy kampionatet.

Rekordi i tij i përgjithshëm është 261 fitore, 59 barazime dhe vetëm 29 humbje, gjë që është fenomenale si statistikë.

Në 13 sezone me Los Cules, Pique ka fituar 29 trofe, me tetë prej janë kampionate të La Liga Santander. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Pse Jamal Musiala vendosi të mos përfaqësojë Anglinë në nivel të lartë, duke përzgjedhur më pas Gjermaninë

Përfaqësueset
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori