LAJMI I FUNDIT:

Konfirmohen 104 raste të reja me coronavirus – vdesin edhe dy pacientë

Konfirmohen 104 raste të reja me coronavirus – vdesin edhe dy pacientë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 889 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 104 raste pozitive.

Në njoftimin e IKSHPK-së thuhet se brenda 24 orëve janë raportuar dy raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste nga Mjekimi Intenziv Qendror, QKUK).

Numri total i rasteve pozitive është 16.606 raste nga 78.161 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 652 raste të vdekjes.


Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 42 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.561 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.393.

Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 32 raste, komuna Pejë 11 raste.

Komuna Fushë Kosovë 8 raste, komuna Mitrovicë 8 raste.

Komuna Gjilan 5 raste, komuna Klinë 5 raste, komuna Skenderaj 4 raste, komuna Vushtrri 4 raste.

Komuna Gjakovë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 3 raste, komuna Prizren 3 raste, komuna Deçan 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Malishevë 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Drenas, Hani i Elezit, Istog dhe Shtime. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Digjet një veturë në Podujevë, gjenden mbetje kockore të njeriut

Kronika e Zezë
Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Inspektorati Farmaceutik vazhdon inspektimet në barnatore, Ministria e Shëndetësisë thotë se po zbatohet vendimi për çmimet e barnave

Lajme
Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Komprometoi mbi 300 mijë kartela bankare në një shtet të BE-së, arrestohet i dyshuari

Kronika e Zezë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Shkumbin Sekiraqa dënohet me 4 vjet e gjysmë burgim për lëndim të lehtë trupor, tjetri lirohet nga akuza

Drejtësi
Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Votat e diasporës, KQZ thotë se bartja e fletëvotimeve do të bëhet me ndihmën e MPJD-së

Lajme
Kalo në kategori