LAJMI I FUNDIT:

LVV: Lajçak nuk e hapi temën e Asociacionit në takim me Kurtin, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për të tjerët

LVV: Lajçak nuk e hapi temën e Asociacionit në takim me Kurtin, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për të tjerët

Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Përparim Kryeziu ka thënë se në takim me të dërguarin special të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, kanë biseduar vetëm për dialog, dhe jo për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Kryeziu ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë pjesë e takimit, pasi që Lajçak i dinë qëndrimet e LVV-së për këtë temë, transmeton Telegrafi.

“Në takimin me z. Lajcak është diskutuar për procesin e dialogut në vete. Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk ka mundur të jetë temë e këtij takimi pasi z. Lajcak është shumë i vetëdijshëm për qëndrimet dhe vlerësimet e LV-së në lidhje me të. Prandaj edhe nuk është paraqitur nevoja për riaktualizim të kësaj teme në takim me ne. Të njëjtën konsideratë me gjasë nuk mund ta këtë pasur në takimet e tjera, veçanërisht me ata të cilët e kanë negociuar e përkrahur si marrëveshjen e 2013- ës poashtu edhe atë të 2015-ës”, ka shkruar ai në profilin e tij zyrtar në Facebook.


Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin e komunave serbe
Lexo po ashtu Lajçak: Nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa Asociacionin e komunave serbe

Ai ka thënë se tema e Asociacionit të Komunave më shumicë serbe konsiderohet e mbyllur vetëm për LVV-në.

“Në fakt, me të drejtë, kjo temë mund të konsiderohet e mbyllur vetëm për LV-në, duke qenë e vetmja që e ka kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe që nga fillimi – atëherë kur edhe është dashur të shprehet kundërshtimi.

Kurse pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të 23 dhjetorit 2015, që e ka bërë praktikisht e përmbajtësish projekt të pamundur në Republikën e Kosovës, kjo temë duhet të jetë e mbyllur edhe për gjithkë tjetër”.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Miroslav Lajçak ka thënë se nuk ka marrëveshje Kosovë-Serbi pa zbatimin e Asociacionit të komunave serbe pasi sipas tij, për këtë Kosova është zotuar.

Pas përfundimit të vizitës së tij në Kosovë, Lajçak deklaroi se marrëveshja për Asociacionin është arritur në Bruksel në vitin 2013 dhe 2015 por nuk është zbatuar.

“Ne po negociojmë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi. Për mua nuk i bie që ta përkufizoj se çka i bie normalizimi. Ana e Kosovës e ka bërë shumë të qartë se si është interpretimi i normalizimit. Ne jemi këtu që të gjejmë një normalizim apo të lehtësojmë procesin mes Kosovës dhe Serbisë. Janë dy palët që duhet të dakordohen. Nuk jam në pozitë që ta dua më shumë arritjen e marrëveshjes se Kosova dhe Serbia. Nëse nuk ka marrëveshje nuk do ketë normalizim, dhe nuk ka marrëveshje pa Asociacionin sepse Kosova e ka marr zotimin, Kuvendi e ka ratifikuar”, kishte thënë ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me

Del duarsh protesta në Tiranë, Adriatik Lapaj përplaset me "Lëvizjen Bashkë" të Arlind Qorrit

Lajme
Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Vogel: Trump nuk e ka dialogun në prioritetet e tij, shkëmbimi i territoreve mund të kthehet në tavolinë

Lajme
Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Pamje nga burgu, Ilir Meta ecën në ambientet e ajrosjes

Lajme
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia

Siguri
Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Skandaloze: Turistët nga Vlora i detyrojnë të ecin me orë të tëra për të arritur te pistat e skijimit në Brezovicë

Lajme
Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Vjedhje në Prishtinë e Fushë Kosovë, arrestohen katër persona – mes tyre dy shtetas të Maqedonisë së Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori