LAJMI I FUNDIT:

Thaçi: Asnjëherë nuk jam pyetur për “shtëpinë e verdhë” apo “trafikim të organeve”

Thaçi: Asnjëherë nuk jam pyetur për “shtëpinë e verdhë” apo “trafikim të organeve”

Presidenti Hashim Thaçi në RTV Dukagjini ka folur për publikimin e “dosjeve” dhe Gjykatën Speciale.

“Askush nuk është deklaruar nëse ato dosje janë të vërteta. Institucionet e Kosovës nuk kanë pasur informacione dhe nuk kanë qenë të përfshira në këtë proces”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Presidenti ka kritikuar edhe qeverinë pasi ka heshtur kur në aktakuzën ndaj Sali Mustafës përmendet shprehja “ndërmarrje të përbashkët kriminale”.


“Nuk mendoj se nëse nuk i mbrojnë vlerat e UÇK-së, partnerët e zotit Hoti, Haradinaj dhe Limaj atyre u rritet autoriteti i tyre në qeveri. As zotin Hoti nuk e çnderon përmendja e UÇK-së, sepse lirinë e kemi produktet të rezistencës paqësore të zotit Rugova dhe rezistencës aktive të UÇK-së”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Thaçi thotë se nëse në Kosovë respektohen vlerat e UÇK-së edhe të tjerët do t’i respektojnë këto vlera.

I pyetur për Gjykatën Speciale, Thaçi ka thënë se nuk mund të flasë për këtë çështje për shkak të kufizimeve ligjore.

“Por mund të flasë për gjërat që nuk jam pyetur. Asnjëherë nuk jam pyetur për “Shtëpinë e verdhë” apo trafik të organeve”, tha ndër të tjera./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Vendimi për kategoritë e luftës, Klinaku: Vendim populist që bëhet në prag të fushatës elektorale

Lajme
Kalo në kategori