Sfida e ardhshme për Qeverinë e Kosovës vlerësohet të jetë miratimi nga deputetët i Projektligjit për Buxhetin e vitit 2021, i cili në Kuvend duhet të paraqitet pas muajit tetor, thotë Jeta Krasniqi, analiste në Institutin Demokratik të Kosovës, i cili monitoron punën e Kuvendit të Kosovës.
Ky Projektligj është në përfundim dhe buxheti për vitin e ardhshëm pritet të jetë 2.4 miliardë euro.
Në bazë të procedurave ligjore, 31 tetori është koha kur Qeveria duhet ta miratojë Propozim-buxhetin për vitin fiskal dhe ta dorëzojë në Kuvend, kurse afati përfundimtar kur duhet të miratohet nga deputetët është 31 dhjetori.
Duke marrë parasysh se vendimmarrja në Kuvend vazhdon të jetë problematike për shkak të mungesës së kuorumit, Kosova rrezikon që Projektligji për buxhet të mos votohet në afatet e caktuara ligjore, vlerëson Jeta Krasniqi.
“E njëjta sfidë mund të jetë edhe për Projektligjin për Buxhetin. Nëse një Qeveri nuk mund ta kalojë Ligjin për Buxhetin, ajo shihet si tip mocioni mosbesimi, pasi buxheti është mjet, përbrenda të cilit një qeveri mund ta shtyjë përpara programin e saj qeverisës”, thotë Krasniqi.
Sipas saj, Qeveria e Kosovës do të përballet me vështirësi në sigurimin e votave të mjaftueshme për të votuar buxhetin.
Pamundësia e sigurimit të votave për miratim të ligjeve nga qeveria aktuale, sipas Krasniqit, është vërtetuar më së miri me Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike, që në tentativën e shtatë ka arritur të miratohet në lexim të parë, pikërisht për shkak të mungesës së kuorumit.
Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë thotë se Projektligji është në fazën përfundimtare dhe brenda dy javësh pritet të dërgohet për miratim në Qeveri, e më pas në Kuvend.
“Kështu që sfida do të ketë, por në rrethana aktuale, si Ministri e Financave, jemi duke bërë më të mirën e mundshme që të përgatisim një buxhet, i cili është i qëndrueshëm dhe brenda rrjedhave ekonomike”, thotë Krasniqi.
Sipas ekspertit për çështje ekonomike, Safet Gërxhaliu, mungesa e unitetit politik dhe përçarjet politike janë bërë probleme më të mëdha në Kosovë sesa pandemia COVID-19 dhe kjo do të reflektojë edhe në mosmiratimin e Projektligjit për Buxhetin 2021.
“Në këtë drejtim, besoj se vota e deputetëve duhet të jetë obligim moral për ta, që për shtet të bëjnë më tepër sesa për interesa personale, klanore dhe interesa politike. Në këtë situatë, besoj që Kosova meriton dhe kërkon një bashkërendim të të gjithë akterëve relevantë politikë, por kjo nuk po ndodh, kështu që druaj se viti 2021 do të jetë edhe më sfidues”, thekson Gërxhaliu.
Nëse buxheti nuk miratohet deri më 31 dhjetor, atëherë në bazë të procedurave ligjore, Kuvendi, me anë të një vendimi, mund të autorizojë vazhdimin e zbatimit të Ligjit për ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal.
Ky Ligj në asnjë rast, nuk mund të vazhdojë të zbatohet për më gjatë se tre muaj të vitit të ardhshëm fiskal.
Me të gjitha sfidat eventuale që mund të paraqiten për miratimin e Projektligjit për Buxhetin, Gërxhaliu vlerëson se në planifikimet buxhetore duhet të përfshihet edhe një rezervë shtetërore, në rast të vazhdimit të pandemisë COVID-19.
Por, Agim Krasniqi, nga Ministria e Financave, tregon se një pjesë e programit nga Projektligji për Rimëkëmbje Ekonomike do të vazhdojë të ekzekutohet edhe vitin tjetër.
Kurse, në projeksionet tjera buxhetore, thotë ai, nuk është paraparë që të ketë mbyllje të ekonomisë vitin e ardhshëm, për shkak të pandemisë.
Edhe në raportin e fundit të Fondit Monetar Ndërkombëtar thuhet se, “duke pasur parasysh zhvillimin e pasigurt të pandemisë COVID-19, buxheti për vitin 2021 duhet të përfshijë një alokim të përgjithshëm të rezervës për masat zbutëse që mund të vendosen në gjysmën e parë të vitit 2021, nëse është e nevojshme”.
Për shkak të pandemisë, Kosova, sipas Ministrisë së Financave, gjatë këtij viti ka shënuar rënie ekonomike për 6.5 për qind.
Njëjtë ka parashikuar edhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, ndërsa kthimi më 2021 do të jetë në intervalin 4.5 për qind deri 6 për qind. /REL/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Një traditë e bukur e festës së librit – Bookfest po rikthehet!
Bashkëpunimi i ngushtë është çelësi drejt bërjes realitet të integrimit ekonomik rajonal
Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa” të Czesław Miłosz-it
I erdh fundi pytjes “Ku me gjet’?” me platformën më të re në treg!
Sinsay vjen për herë të parë në Kosovë – Dyqani i ri hapet në Central Park!
Muaji shkurt por puna e sigurt, fillo punë të re me Telegrafi Jobs!
Rruga Prizren-Tetovë, Aliu: Do të shkurtohet nga tre orë në më pak se një
JussQeshja – Kombinim i freskisë dhe gëzimit për fëmijët!
Çmimet e larta të produkteve - sërish bojkotohen dyqanet në Kroaci dhe Bosnje
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?