LAJMI I FUNDIT:

Pamje nga Liverpooli, organizojnë ahengje pavarësisht ndalesave në luftën kundër COVID-19

Pamje nga Liverpooli, organizojnë ahengje pavarësisht ndalesave në luftën kundër COVID-19

Pamje të filmuara nga qyteti anglez Liverpooli, shfaqin ahengjet e shumta që janë organizuar mbrëmë në këtë vend, ku edhe ishin bllokuar veturat e policisë që të ndërhyjnë duke marrë parasysh se jemi në kohë pandemie.

Ky qytet dhe pesë tjerë në Britani të Madhe janë futur nën masa të rrepta mbrojtëse të quajtura ndryshe si “niveli i tretë”, që përfshin mbylljen e pabeve, bareve, palestrave, bastoreve dhe kazinove, me qëllim që të luftohet pandemia e coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Më saktësisht qindra bare në këtë pjesë të qytetit pritet gjatë kësaj jave të mbyllen nga ora 17:00. E pamjet e publikuara më poshtë tregojnë turmën e të rinjve që madje kishin bllokuar veturat e policisë për t’i mos i penguar “në aheng”.


Një dëshmitar okular ka thënë se askush nuk e ka respektuar distancën sociale, duke rrezikuar kështu përhapjen e mëtejme të COVID-19, në vendin ku me mijëra raste të infeksionit janë raportuar këto ditë.

“Kjo do të mund të ishte vetëm fillimi”, ka shtuar dëshmitari duke theksuar se masat e reja do të mund të qonin deri te “kundërshtimet” e shumta të qytetarëve.

E në video shihen të rinjtë edhe pas orës 22:00, sa edhe zgjati orari i punës për kafiteritë, duke qëndruar jashtë – duke vallëzuar dhe konsumuar pije alkoolike.

E organet kompetente janë shprehur të zhgënjyera, duke i cilësuar këto sjellje si të papërgjegjshme. Një zyrtar lokal i ka përshkruar veprimet e të rinjve si rrezikim jo vetëm i vetes por edhe i miqve, familje – duke shkatërruar bizneset.

Në Liverpool është regjistruar një rritje e rasteve të reja me COVID-19, kurse kapacitetet e spitaleve janë mbushur deri në 90 për qind. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Astronautja e NASA-s bën histori, vendos rekordin si gruaja që shpenzoi më shumë orë jashtë anijes kozmike në hapësirë

Botë
Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Presidenti i Kolumbisë u bën thirrje migrantëve në SHBA që të japin dorëheqjen nga puna dhe të kthehen në atdhe

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Piloti që uli me sukses një aeroplan në lumin Hudson, flet për aksidentin tragjik në Uashington

Amerika
Kalo në kategori