LAJMI I FUNDIT:

FMN: Këtë vit rënie e BPV-së në Maqedoni prej 5.4 përqind

FMN: Këtë vit rënie e BPV-së në Maqedoni prej 5.4 përqind

Ekonomia e vendit gjatë këtij viti do të shënojë rënie prej 5.4 për qind si rezultat i pasojave të pandemisë Kovid-19, me ç’rast gjatë vitit 2021 do të vijojë rritje e BPV-së prej 5,5 për qind, theksohet në parashikimin e tetorit të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).

Me parashikim e ri rishikohet parashikimi nga nga prilli i këtij viti, kur Fondi parashikoi rënie të BPV-së së Maqedonisë për vitin 2020 për katër për qind.

Sipas FMN-së, tendenca e rritjes së ekonomisë në vend do të vazhdojë në vitet e ardhshme dhe në vitin 2025 do të jetë 3.5 për qind.


Në raportin e fundit, FMN parashikon që norma e inflacionit në vend në vitin 2020 të jetë 0.9 për qind, ndërsa vitin e ardhshëm të arrijë 1.3 për qind.

Nga ana tjetër, vlerësohet se deficiti buxhetor këtë vit do të arrijë një nivel prej 4.7 për qind të BPV-së, ndërsa vitin e ardhshëm prej 3.8 për qind. Vitin e kaluar, niveli i deficitit buxhetor ishte 2.8 për qind të BPV-së.

Për vendet në rajon, FMN në raportin e tij të fundit parashikon rënien më të madhe të ekonomisë së Malit të Zi me 12 për qind, e ndjekur nga Greqia me një rënie prej 9.5 për qind, Kroacia me nëntë për qind, Shqipëria dhe Kosova me 7.5 për qind, Bosnja e Hercegovina 6.5, Turqia pesë, Rumania 4.8, Bullgaria katër dhe Serbia me një rënie prej 2.5 për qind.

Për vitin e ardhshëm, midis vendeve në rajon, Fondi e parashikon rritjen më të lartë të BPV-së së Shqipërisë me 6.1 për qind, më pas vijon Kosova dhe Kroacia me gjashtë për qind secila, Serbia dhe Mali i Zi 5.5, Sllovenia 5.2, BeH dhe Turqia me nga pesë, Rumania 4.6 dhe Bullgaria dhe Greqia me një rritje prej 4.1 për qind secila.

Për vitin 2025, FMN parashikon që rritje më të lartë ekonomike midis vendeve në rajon të ketë Kosova dhe Serbia me katër për qind, para Maqedonisë së Veriut, BeH-së, Rumanisë dhe Turqisë me 3.5 për qind secila, Shqipëria 3.4, Kroacia dhe Mali i Zi me nga tre, Bullgaria 2.9, Sllovenia 2.3 dhe Greqia rritje prej vetëm një për qind.

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori