LAJMI I FUNDIT:

Ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë nga OBSh-ja flasin për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë dhe zyrtarë nga OBSh-ja flasin për çështjen e sigurimit të vaksinave kundër COVID-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë takimit që pati me koordinatorin për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Abebayehu Assefa Mengistu kanë biseduar për menaxhimin e situatës epidemiologjike në vend dhe në rajon.

Zemaj përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se me OBSh-në dhe partnerët  tjerë janë duke zhvilluar aleanca për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim.


Ai po ashtu tha se OBSh-ja ka asistuar në përgatitjen e manualit për mbrojtje nga përhapja e COVID-19 si dhe me donacione tjera të rëndësishme.

Lexoni më poshtë statusin e ministrit Zemaj:

Gjatë takimit të sotëm me Abebayehu Assefa Mengistu koordinator për Ballkanin dhe Moldavinë i Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe me zyrtarë të tjerë të kësaj organizate, biseduam rreth menaxhimit të situatës epidemiologjike në vend dhe në rajonin e Ballkanit.  OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e “Manualin për Mbrojtje nga përhapja e COVID-19”,  me donacione të rëndësishme, përfshirë këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për COVID-19. Me OBSh-në dhe partnerët  tjerë po zhvillojmë aleanca edhe për sigurimin e vaksinave kundër COVID-19, kur të njëjtat të jenë aprovuar për përdorim. Shpreha falënderimin tim për përkrahjen e rëndësishme që OBSh po i ofron Kosovës, ndërsa Abebayehu Assefa Mengistu, e vlerësoi lartë menaxhimin e pandemisë në Kosovë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

25 vjet burgim për Enver Sekiraqën

Drejtësi
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare

Drejtësi
“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

“Sentinel Lymphnod Biopsy”, pajisje tjetër për SHSKUK nga fondacioni Jahjaga

Lajme
Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Hapet dyqani i parë social në Prishtinë, Rama: Qytetarët në nevojë mund të furnizohen çdo muaj falas me produkte ushqimore e higjienike

Prishtina
Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Rënia e Kosovës për 19 vende në indeksin e “Reporterëve Pa Kufij”, reagimet e ambasadës gjermane dhe amerikane

Lajme
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin

Muhamet Hajrullahu
Kalo në kategori