Lëvizja Vetëvendosje konsideron se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po u mohon qytetarëve të Podujevës dhe atyre në veri të Mitrovicës të drejtën për të votuar.
Sami Kurteshi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto komuna e kanë ngritur për pesë herë radhazi.
“KQZ është pikërisht institucioni kushtetues që duhet ta realizojë të drejtën e qytetarëve për të shprehur vullnetin për votë, KQZ është institucioni që e pengon me të gjitha format e mundshme, mohimin e të drejtës së votës në Kosovë. KQZ në të vërtetë me veprimet e veta në shtatë muajt e fundit e ka humb kuptimin e ekzistencës së vet. Atje bëhet çdo përpjekje që e drejta për të votuar të mohohet me çdo kusht”, tha Kurteshi në një konferencë për media.
Ai tha se problematikë është edhe bllokimi i publikimit të raporteve financiare të partive politike dhe bllokimi i aplikacionit për regjistrimin e mërgimtarëve për votim në Kosovë.
“Këto janë dy komuna që tani shtatë muaj janë pa kryetar sepse kryetarët kanë dhënë dorëheqje për të marrë poste në Qeveri. Tani disa muaj pas shtyrjes kundërligjore të zgjedhjeve nga presidenti i Kosovës, kjo lënde tani është duke pritur disa muaj në Gjykatë Kushtetuese e cila po hesht dhe nuk jep verdiktin, ne e kemi ngrit në KQZ pesë herë radhazi çështjen e mbajtjes së zgjedhjeve në këto dy komuna”, tha ai./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksioni i PK-së në veri, kërcënon Daçiq: Kjo çon në konflikte të reja në Ballkan, me pasoja të pallogaritshme
Lajçaku caktoi kushte për çështjen e dinarit, në pikëpyetje takimi tjetër
Aksioni i Policisë në veri, u konfiskuan rreth 75 milionë dinarë, 1.6 milion euro, dollarë e franga
Publikohet dosja britanike e Berishës 'non-grata': Përmenden grupe të krimit të organizuar
Rikthehet industria ushtarake, Shqipëria do të prodhojë armë
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Qysh nga raundi i parë u vërejt se diçka nuk shkon me Tyson Furyn - tani publikohen pamjet
Besnik Berisha: Enver Sekiraqa nuk është arratisur
Ato që dimë deri tani rreth aeroplanit “të rrëzuar” të presidentit të Iranit
Dy gra u martuan te Bashkia e Tiranës, Malaj: Kundër veprimeve që e tejkalojnë ligjin
"Askush nuk donte të fliste me mua te Barcelona, vetëm Eric Abidal” - ylli i ri francez tregon vuajtjet te gjiganti i La Ligas
Aeroplani “i rrëzuar” i presidentit të Iranit, thuhet se tanimë ka pasur një kontakt me pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit