LAJMI I FUNDIT:

Maliqi: Të hapet edhe një Gjykatë e Hagës për krimet e padënuara të Serbisë

Maliqi: Të hapet edhe një Gjykatë e Hagës për krimet e padënuara të Serbisë

Publicisti Shkelzen Maliqi ka kërkuar që Serbia të detyrohet të zbulojë 16 varrezat masive të krimeve të luftës që në një emision televiziv i përmendin zyrtarët e kabinetit të ish-kryeministrit serb Zoran Gjingjiq.

Ai po ashtu ka kërkuar që të hapet edhe një Gjykate e Hagës për krimet makabre te padënuara të Serbisë zyrtare.

“Kryediplomati dhe ish-kryeministri serb Ivica Daçiq të ndiqet penalisht për obstruksion te drejtësisë në zbulimin e krimeve masive te luftës”.


“Prokuroria e Kosovës të ngritë padinë! Të iniciohet Peticioni në Kosovë dhe Peticion ndërkombëtar ku kërkohet përgjegjësia dhe ndjekja penale e të gjithë zyrtareve serbë për aferën makabre të varrezave masive të fshehura me vite”, ka thënë Maliqi, njofton Klan Kosova.

“E kemi ditur ketë edhe më herët, por tani kemi dëshmitë e dorës së parë që akuzojnë jo vetëm regjimin e Milosheviqit, por edhe të gjitha regjimet pasuese”.

“Le të hapet edhe një Gjykate e Hagës për krimet makabre te padënuara të Serbisë zyrtare”, ka thënë ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Fajde në Prizren ku kamata kalonte 100 mijë euro, Policia arreston 28-vjeçarin

Kronika e Zezë
Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Siguri
AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

AGK-ja dënon gjuhën seksiste të këshilltarit të kryetarit Rama në drejtim të gazetares Statovci

Lajme
Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Arrestohen dy persona për shpëlarje parash në Graçanicë, sekuestrohen 55 mijë euro dhe dokumente

Kronika e Zezë
U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

U ndalua në Tiranë nga policia për vjedhje, gjendet i vetëvarur në qeli 46-vjeçari

Lajme
Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Rama: Rinumërimi i votave të pavlefshme nga votimi me postë, dëshmoi manipulimet e LDK-së

Lajme
Kalo në kategori