Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot në kuadër të vazhdimit të seancës së 15-të me 71 vota “pro”, nëntë të përmbajtur dhe pa asnjë votë kundër e solli Ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kthimin e një pjese të tatimit për vlerë të shtuar (TVSH) personave fizikë, me procedurë të shkurtuar.
Me votimin e ndryshimeve ligjore mundësohet të realizohet masa “Fundjavë pa TVSH”, pjesë e masave të paralajmëruara antikrizë për shkak të pandemisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deputetët e LSDM-së vlerësojnë se bëhet fjalë për projekt me interes të qytetarëve dhe dje bënë thirrje të gjithë deputetët ta mbështesin. Projekti “Fundjavë pa TVSH”, sipas shumicës në pushtet, do të thotë paratë të kthehen mbrapa në llogaritë e qytetarëve, mbështetje e konsumit privat dhe përforcim i buxhetit vendor.
Opozita, nga ana tjetër, vlerësoi se ligji është shkruar shpejtë dhe se ka vonesë në zbatimin e tij. Vlerësojnë se qytetarët nuk kanë kurrfarë dobie dhe nënvizojnë se projekti dedikohet vetëm për ata të cilët kanë “telefona të mençur” dhe janë shfrytëzues të aplikacionit “TVSH-ja Ime”.
Ndryshe, me “Fundjavë pa TVSH” qytetarët do ta kthejnë mbrapa të gjithë TVSH-në për produktet që do t’i blejnë gjatë fundjavës së ardhshme të zgjatur midis 10 dhe 12 tetorit. “Fundjavë pa TVSH” është pjesë e pakos së katërt të masave qeveritare antikrizë. Vlerësimet janë se midis 350 mijë shfrytëzuesve të aplikacionit “TVSH-ja Ime” do të kenë mundësi të blejnë produkte vendore dhe shërbime, kompjuterë dhe pajisje tjetër TIK në vlerë prej së paku 30 mijë denarë, ndërsa në afat prej disa ditëve në llogaritë e tyre transaksionare do t’u kthehet TVSH-ja.
Përmes kësaj mase, sipas vlerësimeve, do të realizohet qarkullim prej 170 milionë euro të cilat do të jenë injektim për ekonominë, ndërsa qytetarëve do t’u kthehen 17 milionë euro përmes kthimit të TVSH-së.
Në ligj thuhet se llogaritë fiskale të cilat do të jenë cak i kthimit të plotë të tatimit të vlerës së shtuar do të mund të skanohen përmes softuerit aplikativ të Drejtorisë për të Ardhura Publike më së voni tre ditë nga afati i lëshimit. Kthimi i shumës së plotë të tatimit do të bëhet më së voni 15 ditë nga dita e dhënies së llogarisë fiskale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Momenti kur sigurimi i Speciales ia tërheq vërejtjen mjekut pas diskutimit me Thaçin

Nën thirrjet “UÇK, UÇK” - Thaçi largohet nga QKUK pas disa orësh qëndrimi me babanë

Një i vdekur dhe shtatë tjerë të lënduar në një aksident trafiku në Vushtrri

KQZ në pritje të vendimit nga Supremja, para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve

Thaçi brenda QKUK-së, qytetarët e presin atë jashtë Klinikës Interne

Specialja konfirmon vizitën e Thaçit, jep detaje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

"Shfrytëzimi që kanë dashur të bëjnë në kurriz të dhimbjes time" - operimi që iu premtua në BBVK 3 nuk u realizua, Anisa Veseli përfundon në polici?

"Po jam në kontakt me Eglin", Livia thyen heshtjen për gjendjen e Eglit pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP Albania 4

Notat e lojtarëve: Atletico Madrid 1-0 Real Madrid, dështon Vinicius

Ushtria amerikane kryen lëshim ajror të trupave në veri - patrullim rutinor në kufirin me Serbinë

Real Madridi eliminon Atleticon përmes penalltive, në çerekfinale takohet me Arsenalin

'Heroi i vërtetë' i PSG-së përballë Liverpoolit qëndronte pas Alisson Becker