LAJMI I FUNDIT:

Agjenti konfirmon se Lautaro nuk ka bisedime me Interin për rinovimin e kontratës

Agjenti konfirmon se Lautaro nuk ka bisedime me Interin për rinovimin e kontratës

Agjenti Beto Yaque ka konfirmuar se Lautaro Martinez nuk ka filluar bisedime të reja për rinovim kontrate me Interin dhe loja me Leo Messi është një ëndërr që u bë realitet për sulmuesin argjentinas.

Shënues i 16 golave ​​në 43 paraqitje në të gjitha garat sezonin e kaluar, sulmuesi argjentinas ishte shumë i lidhur me një bashkim me Barcelonën verën e kaluar.


“Kishte thashetheme, të gjithë dukej se ishin të gatshëm ta nënshkruanin atë, por nuk kishte asgjë konkrete në fund të fundit”, ka thënë fillimisht Yaque për TNT.

Të gjitha lajmet rreth Lautaro Martinezit
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Lautaro Martinezit

“Ai ka edhe dy vjet në kontratën e tij me Interin dhe ne nuk jemi ulur të flasim për një rinovim akoma”.

Lautaro filloi si titullar në fitoren 1-0 të Argjentinës kundër Ekuadorit mbrëmë dhe lojtari shpreson të jetë pjesë e skuadrës së Kupës së Botës në 2022.

“Ai bëri debutimin e tij në eliminatoret e Kupës së Botës dhe ishte i rëndësishëm për të”.

“Kalimi në Evropë e ka ndihmuar atë të përmirësohet dhe ai po vendoset mirë në ekipin Kombëtar. Për të, është një ëndërr të luaj përkrah Leo Messit”, përfundoi agjenti i Lautaros. /Telegrafi/