Nga: Visar Zhiti
U bënë tre vjet nga dita e shuarjes dhe ai shkëlqen ende më shumë me Veprën e madhe të tij. Kanadez që jetoi më së shumti në Evropë, në Gjermani dhe që prehet përjetësisht në Alpet e Shqipërisë.
Aq shumë e deshi vendin tonë, aq shumë bëri për kulturën shqiptare, sa mund të quhet “Mrekullia e Albanologjisë Robert Elsie”.
Njohës i thellë i shqipes dhe i dhjetëra gjuhëve të botës, përkthyes i zellshëm, studiues befasues, historian skrupuloz, kritik arti, antologjist udhëtar, fotograf, mik i sinqertë, një antropolog mahnitës, katedër e paemëruar, akademi e pashpallur, enciklopedi e vërtetë e Shqipërisë.
Botoi libra të shpeshtë për Shqipërinë, Kosovën, Çamërinë, me guxim si askush tjetër, për gjuhen shqipe e dialektet e të folmet e saj, duke bërë regjistrime kudo, ku ka shqiptarë, te arbneshët në Dalmaci e arvanitasit në Greqi, arnautët në Turqi dhe te arbëreshët fenomenalë në Italinë e Jugut.
Botoi histori tē letërsisë shqipe, mbarëkombëtare, duke futur i pari dhe letërsinë që vinte nga burgjet. Krijoi antologji të prozës shqipe dhe të poezisë, përktheu Kanunin, folklor, rilindas dhe bashkëkohorë, iu kthye alfabeteve të gjuhës shqipe, zbuloi nja 10 para atij të sotmit, nxori libra për fiset e mëdha shqiptare, mbi religjionet dhe bektashizmin shqiptar, përktheu prapë poetë, tani të veçantë nga Kosova si Ali Podrimjen dhe Azem Shkrelin etj.; Migjenin (në gjermanisht) dhe autorin e këtyre radhëve, dhe shkoi deri te vepra “Lahuta e Malcis” e Fishtës, “Homerit shqiptar”, duke plotësuar, sipas tij, eposin evropian me atë që mungonte, në gjuhën angleze.
Iu përkushtua dhe pelegrinazhit. Vinte në stinë të ndryshme në Shqipëri, po kështu dhe fotografisë se vjetër. Zbuloi imazhe që bëjnë histori nga fotografë të huaj, ua fali origjinalet institucioneve shqiptare, botoi albume kësisoj etj. Puna e tij është e gjerë dhe madhore, prej shkencëtari dhe të dashuruari me Shqipërinë. Dhe shqiptaret e deshën, e nderuan, i dhanë tituj dhe medalje, por dhe e harronin, u dukej i zakonshëm, por ai mbeti i pandryshuar. Albanalogu më i madh i huaj, që e mori pasaportën shqiptare dhe dha më shumë se pararendësit…
Iku parakohe, por la një vepër të gjithëkohshme. Sipas porosisë së tij, prehet në malet e Veriut tonë, pranë një kishe në Theth. Në lartësi të tillë e çuan arritjet e pazakonta…
Një shteg atje, një rrugë në kryeqytet, një institucion kulture duhet të marrë emrin e tij. Pse jo dhe një mal.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje