LAJMI I FUNDIT:

Dy qytete të mëdha në Gjermani kalojnë pragun e infektimeve javore me COVID-19

Dy qytete të mëdha në Gjermani kalojnë pragun e infektimeve javore me COVID-19

Berlini dhe Frankfurti kanë arritur nivelin e përcaktuar nga qeveria si të rrezikshëm – 50 raste të reja për 100,000 banorë gjatë brenda shtatë ditësh. Kjo mund të çojë në kufizimin e udhëtimeve brenda dhe jashtë vendit.

Kryebashkiaku i Berlinit, Michael Müller, njoftoi për masa më të rrepta anti-pandemike pasi ekspertët e shëndetësisë deklaruan se Berlini e ka kaluar kufirin kritik të infeksioneve me coronavirus.

Sipas njoftimeve në Berlin, në shtatë ditët e mëparshme janë regjistruar 53 raste të reja infektimi me coronavirus për 100,000 banorë.


Në Gjermani, një zonë me mbi 50 infeksione të reja me coronavirus për 100,000 vetë brenda një jave konsiderohet zyrtarisht si e rrezikshme dhe kapërcimi i këtij pragu ka të ngjarë të shkaktojë kufizime të reja dhe kufizime të udhëtimeve.

“Ne duam ta shmangim një bllokim si ai që patëm, me çdo kusht”, tha Müller.

Edhe kancelarja Angela Merkel paralajmëroi se një bllokim i ri do të kishte një efekt serioz mbi popullsinë.

“Unë nuk dua që të përsëritet ajo që ndodhi në pranverë”, tha ajo gjatë konference duke iu referuar masave të rrepta të vendosura në fazat e hershme të pandemisë.

Shqetësim në Frankfurt

Frankfurti, qendra financiare e Gjermanisë, e kapërceu gjithashtu pragun e 50 rasteve për 100,000 banorë gjatë shtatë ditëve të fundit.

Qyteti ka shpallur tashmë masa të reja kundër infeksioneve, përfshirë edhe ndalimin e konsumit të alkoolit në vende publike dhe rregulla më të forta për maskat.

Baret dhe restorantet janë urdhëruar të qëndrojnë të mbyllura midis orës 11:00 dhe orës 6 e mëngjesit.

Autoritetet e qytetit e kufizuan numrin të pranishmëve në aktivitete në hapësira publike në 25 vetë dhe u kërkuan qytetarëve privatë të kufizojnë festat e tyre private në 10 persona ose më pak.

Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, i kritikoi “qytetarët se po sillen me injorancë ndaj pandemisë”.

“Unë jam shumë i shqetësuar për këtë”, tha Spahn në një konferencë shtypi në Berlin pasi u botuan të dhënat e fundit.

Spahn u bëri thirrje gjermanëve të mbajnë distancën dhe t’u binden masave higjienike në mënyrë që të shmanget arritja e pikës “ku ne të humbasim kontrollin”. /DW/

Në trend Botë

Më shumë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Ukraina tani kërkon një “armë specifike” nga aleatët

Botë

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Ukrainasit shkatërrojnë sistemin raketor rus S-400

Evropa
Kalo në kategori