LAJMI I FUNDIT:

Vlera e Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Vlera e Përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut

Përfaqësuesja e Kosovës ka vlerë më të dobët sesa ajo e Maqedonisë së Veriut, para përballjes së sotme (e enjte), por kjo vlerë e ulët vjen edhe për shkak të mungesave të theksuara si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Sot me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Tose Proeski’ në Shkup, luhet gjysmëfinalja e “Play-Offit” të Ligës së Kombeve mes Maqedonisë dhe Kosovës.

Në këtë ndeshje, Dardanët do të kenë shumë mungesa të mëdha, por janë të gatshëm për të arritur finalen për të ëndërruar kualifikimin në Euro 2020.


Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut – Challandes nuk ndryshon skemën, konfirmohen ‘senatorët’
Lexo po ashtu Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Maqedonisë së Veriut – Challandes nuk ndryshon skemën, konfirmohen ‘senatorët’

Sikurse para çdo ndeshje, Telegrafi është përkujdesur t’ia shikojë vlerën të dy ekipeve përfaqësuese.

Sipas vlerave të marra nga faqja e specializuar e transferimeve dhe statistikave Transfermarkt, vlera e Kosovës momentalisht është më e ulët sesa ajo e rivalëve.

Vlerat e ekipeve të përfaqësueseve

Kosova momentalisht ka një vlerë prej 51.28 milionë euro, ndërsa Maqedonia e Veriut ka vlerë prej 64.75 milionë euro.

Megjithatë, vlera e Kosovës ka këtë rënie shkaku që mungojnë yje të mëdha si Milot Rashica dhe Vedat Muriqi.

Rashica vlerësohet 22 milionë euro, ndërsa Vedat Muriqi vlerësohet 12 milionë euro, duke bërë që vlera e ekipit të jetë 34 milionë euro më e ulët vetëm nga mungesa e këtyre dy lojtarëve.

Me Rashicën, Muriqin, por edhe Bernard Berishën, Hekuran Kryeziun, Besar Halimin, Idriz Vocën dhe Samir Ujkanin, vlera e ekipit të Kosovës sillet rreth 90 milionë euro. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

A rrezikon Liverpooli t’i humb tri pikët pasi kreu gjashtë zëvendësime ndaj Southampton, Salah u mundua ta ndalojë të fundit

Premier League
Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Ancelotti flet për situatën e tre lojtarëve të lënduar para duelit ndaj Atletico Madrid

Liga e Kampionëve
Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Mirlind Daku i bën të gjitha brenda një ndeshje: Dy gola dhe karton të kuq, pastaj rrëzon kamerën duke lëshuar fushën

Ligat tjera
Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Man United e ruan rekordin e ‘çmendur’ të Ligës Premier pas barazimit ndaj Arsenalit

Premier League
Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Tifozët e Juventusit e shajnë ekipin dhe largohen më herët nga stadiumi kur Atalanta po dominonte

Serie A
Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

Nico Williams zbulon se a u pendua që e refuzoi ofertën e Barcelonës verën e kaluar

La Liga
Kalo në kategori