LAJMI I FUNDIT:

Vedat Muriqi mban stërvitjen e parë nën urdhrat e Simone Inzaghit, shkëlqen me dy gola

Vedat Muriqi mban stërvitjen e parë nën urdhrat e Simone Inzaghit, shkëlqen me dy gola

Sulmuesi Vedat Muriqi, nuk mundi t’i bashkohej Kosovës në ndeshjen mjaft të rëndësishme kundër Maqedonisë së Veriut, pasi gjendja e tij fizike nuk ishte e duhura.

Ai fillimisht me tu transferuar te Lazio u prek nga COVID-19, ku qëndroi në Stamboll deri në shërim, ndërsa vetëm në ditët e fundit ishte bashkuar me ekipin, duke bërë stërvitje të diferencuara.


Sulmuesi shqiptar e ka mbajtur stërvitjen e parë nën urdhrat e Simone Inzaghit, së bashku me transferimin tjetër të klubit, Andreas  Pereira i ardhur nga Manchester United.

Madje sipas ueb faqes së afërt me klubin, lalaziosiamono”, Muriqi ka shkëlqyer në seancën e parë stërvitore.

Muriqi ka dhuruar spektakël në stërvitje me Lazion, duke shënuar dy gola në ndeshjen e zhvilluar mes lojtarëve në fushë të reduktuar.

Madje njëri gol sipas kësaj ueb faqeje ishte i bukur, që erdhi me një goditje me këmbën e djathtë.

Ai tashmë ka filluan të vlerësoheshin në “Formello”, qendra stërvitore e klubit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Modric ka një “plan B” në rast largimi nga Reali Madridi, do të luante në Ligën e Kampionëve me fanellën e një gjiganti tjetër

Ndërkombëtare
Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Luan për klubin e Ligës Premier, por befason të gjithë duke shkuar në stërvitje me fanellën e Interit

Premier League
Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Pioli parakalon Conten në garën për t’u bërë trajner i klubit të njohur

Serie A
Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

Barcelona heq dorë nga sensacioni 16-vjeçar, Real Madridi përparon në bisedimet për transferimin e tij

La Liga
“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

“Garda” e vjetër e Man Cityt vendos rregull të ri rigoroz për parkimin e veturave në kampin stërvitor

Premier League
Kalo në kategori