LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë në kohë pandemie, Pallati Mbretëror pret mysafirë në Londër

Për herë të parë në kohë pandemie, Pallati Mbretëror pret mysafirë në Londër

Ngjarja e parë mbretërore pas më shumë se gjashtë muaj u mbajt sot në Pallatin Buckingham.

Princi William dhe gruaja e tij, Kate Middleton mirëpritën presidentin ukrainas dhe gruan e tij.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit përshëndetën Vladimir Zelenskyn dhe bashkëshorten e tij, Elena në një takim të shkurtër në emër të Mbretëreshës Elizabeth II, transmeton Telegrafi.


Të dy çiftet nuk kishin maska, por ata nuk shtrënguan duart dhe e mbajtën distancën gjatë bisedës në dy kolltukë të veçantë, raporton AP.

Pallati Buckingham, rezidenca qendrore e Mbretëreshës në Londër dhe qendra administrative e monarkisë, nuk është përdorur për ngjarjet mbretërore që nga marsi, kur vendi u njoftua të mbyllej për shkak të coronavirusit.

Dyshja ukrainase janë në një vizitë dy-ditore dhe pritet të takohen më vonë me kryeministrin, Boris Johnson dhe Ministrin e Jashtëm, Dominic Rabb. /Telegrafi/