LAJMI I FUNDIT:

Të gjitha takimet gjysmëfinale në play-offin e Ligës së Kombeve, fokusi te takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Të gjitha takimet gjysmëfinale në play-offin e Ligës së Kombeve, fokusi te takimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës

Liga e Kombeve do të zhvillojë gjysmëfinalet e play-offit në të enjten e 8 tetorit.

Përfaqësuesja e Kosovës do të luajë kundër Maqedonisë së Veriut në Shkup në takimin që fillon në ora 20:45.

Takimet të tjera do të zhvillohen edhe në Grupet A, B, C dhe D derisa më poshtë mund t’i shikoni në renditje të plotë.


Gjysmëfinalet, Grupi A:

Bullgari – Hungari & Islandë – Rumani

Gjysmëfinalet, Grupi B:

Bosnje – Irlandë e Veriut & Sllovaki – Irlandë

Gjysmëfinalet, Grupi C:

Norvegji – Serbi & Skoci – Izrael

Gjysmëfinalet, Grupi D:

Maqedoni e Veriut – Kosovë & Gjeorgji – Bullgari.

Ndeshja Gjeorgji – Bullgari do të fillojë nga ora 18:00, ndërsa gjitha takimet e tjera luhen me fillim nga ora 20:45.

Kujtojmë se fituesi i duelit mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të përballet me atë në mes Gjeorgjisë dhe Bullgarisë, në finale të play-offit të Ligës së Kombeve. /Telegrafi/