LAJMI I FUNDIT:

Policia e Kosovës arreston 27 persona për 24 orë

Policia e Kosovës arreston 27 persona për 24 orë
Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës për 24 orë ka arrestuar 27 persona, 14 janë në mbajtje dhe dy persona janë në vuajtje të dënimit.

Ndërkaq, kanë ndodhur 20 aksidente trafiku me persona të lënduar dhe 31 me dëme materiale.


Siç thuhet tutje në raportin e policisë janë shqiptuar 11050 tiketa trafiku, ndërsa në bazë të ligjit COVID-19 janë shqiptuar 686 tiketa. /Telegrafi/