LAJMI I FUNDIT:

Shkojnë t’i njoftojnë arrestin shtëpiak, por i gjejnë 6.5 kilogramë heroinë – arrestohet shqiptari në Itali

Shkojnë t’i njoftojnë arrestin shtëpiak, por i gjejnë 6.5 kilogramë heroinë – arrestohet shqiptari në Itali

Policia i shkoi në shtëpi për t’i njoftuar arrestin shtëpiak, por gjatë kontrollit të banesës i gjejnë në bodrum plot 6.5 kilogramë heroinë.

Kjo ka ndodhur me një 43-vjeçar shqiptar në qytetin e Troviglios në Itali, i njohur për shpërndarjen e lëndëve narkotike, raportojnë mediat italiane.

Ky i fundit ka qenë pjesë e një operacioni anti-drogë të Skuadrës Lëvizëse të Milanos në fillim të këtij viti ku u arrestua me disa shqiptarë të tjerë për trafik dhe shpërndarje lëndësh narkotike por që më pas u lirua nga gjykata me masën “arrest shtëpie”.


Pikërisht për të kontrolluar respektimin e kësaj mase, policia i shkoi në banesë ku gjeti edhe lëndën narkotike.

Ndërkohë, identiteti i shqiptarit të arrestuar nuk është bërë ende i ditur. /Ora News/