Edoardo Reja ka folur gjerë e gjatë për listën e zbuluar për tri ndeshjet e muajit tetor.
Shqipëria fillimisht do të luaj miqësore me Armeninë, ndërsa pastaj do të luaj në udhëtim te Kazakistani dhe Lituania në kuadër të Ligës së Kombeve.
Në listën e trajnerit Reja për tri ndeshjet e ardhshme mungojnë emra të rëndësishëm si Elseid Hysaj, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi, Odise Roshi apo Armando Sadiku.
Është raportuar se Reja i la jashtë grumbullimit për arsyeje disiplinore, por trajneri e ka mohuar një gjë të tillë.
Gjithashtu tekniku italian me përvojë të madhe foli edhe për emrat e rinj të cilët janë grumbulluar nga ai.
Reja ka deklaruar se objektivi për dy ndeshjet e ardhshme në Ligën e Kombeve është t’i marrin katër pikë.
Pse mungojnë emrat e disa senatorëve si Hysaj, Balaj, Cikalleshi e Roshi?
Hysajn e kam lënë jashtë për shkak të situatës së krijuar me Covid-19 te skuadra e Napolit, ndërsa për Roshin kam informacione që ka probleme dëmtimi. Cikalleshi nuk po kalon një moment të mirë dhe Balajn e njoh mirë, ndaj nuk kam çfarë t’i shoh. Bashkë me presidentin Duka kemi një plan për rinovimin e skuadrës dhe kemi afruar shumë futbollistë të rinj që janë nën moshën 21-vjeçare, të cilët duhet t’i përfshijmë gradualisht dhe t’i rritim, për t’i pasur gati për një periudhë 3-4 vjeçare. Kemi emra të rinj si Çepele, Broja, Çokaj, Kumbulla, etj., të cilët duhet t’i bëjmë gradualisht pjesë të formacionit. Kam grumbulluar 29 futbollistë, por të shohim se sa do na vijnë, pasi është pak situatë e komplikuar për shkak të pandemisë.
Keni pasur mundësinë të reflektoni mbi shkaqet e humbjes ndaj Lituanisë?
Është një problem që e has gjithmonë te Shqipëria, që pas një ndeshjeje të mirë dhe të fituar, skuadra e merr shumë lehtë takimin e radhës. Edhe ndaj Lituanisë pati shenja nënvlerësimi, ndonëse i kisha paralajmëruar të gjithë që nuk do të ishte e lehtë, pasi kundërshtari kishte një gjendje të mirë fizike. Kjo na ka ndodhur shpesh dhe po punojmë për të shmangur përsëritjen në të ardhmen.
Duket se ka shumë emra të rinj në listë…
Bëhet fjalë për futbollistë të talentuar, që nuk kanë eksperiencë, por kanë cilësi dhe dëshirë për të bërë mirë. Natyrisht që do të duhet kohë që ata të piqen e të rriten, por duam t’i inkuadrojmë gradualisht. Pres që të sillen si profesionistë dhe të punojnë me përulje e të pranojnë vendimet e trajnerit, si kur luajnë, ashtu edhe kur thjesht vijnë në grumbullim.
Cili është synimi për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve?
Do të jetë e vështirë të them synimin, por do të isha i kënaqur nëse do të fitonim njërën prej ndeshjeve dhe të mos humbim tjetrën, pra të merrnim të paktën 4 pikë dhe të ruanim pozitat tona në renditje. Megjithatë po na del problem menaxhimi i kënaqësisë pas një suksesi, pasi siç e thashë, kemi gabuar gjithmonë pas një ndeshje të mirë.
A e ka Reja një formacion titullarësh te Shqipëria?
Sigurisht që po, e kemi një 11-she dhe nuk është se ndryshojmë shumë. Kam marrë shumë emra të rinj edhe për t’i parë në miqësoren ndaj Armenisë, ndërsa sa i përket formacionit bazë, dua të përfshij gradualisht Kumbullën, që po bën shumë mirë në kampionatin italian, por që nuk ka pasur mundësinë të luajë me ne. Gjithashtu dua të shoh edhe Kamberin, që na ka munguar për arsye të ndryshme kohët e fundit, megjithatë e kemi një formacion tonin.
A ka ndryshuar objektivi i Shqipërisë në Ligën e Kombeve?
Objektivat nuk kanë ndryshuar dhe ne jemi në pozita të njëjta në grup, ndaj nëse paraqitemi mirë, mund të dalim të parët. Jemi duke jetuar një moment të veçantë dhe nuk është e lehtë për një trajner përfaqësueseje që të ketë më të mirët. Shumë lojtarë nuk janë në formën më të mirë fizike, pasi kanë luajtur pak, ndërsa të tjerë nuk kanë mësuar ende të ardhmen e tyre dhe mezi presim që të mbyllet edhe merkatoja të hënën. Një situatë e ngjashme është me Manajn, që pret të lëvizë dhe ka luajtur shumë pak këto kohë, ndërsa këtë herë kemi marrë edhe disa emra të rinj. Është një moment ku shumë futbollistë kanë ndryshuar skuadër dhe këtu kam parasysh Baren, Cikalleshin, Kumbullën, Gjasulën, etj., dhe një pjesë e mirë e tyre kanë luajtur shumë pak në klubet e reja, ndaj duhet të shoh gjendjen e tyre. Ndryshe është situata te kundërshtarët tanë, pasi futbollistët e tyre luajnë në ligat përkatëse prej kohësh, janë titullarë dhe kanë një formë të mirë fizike, ndaj kjo e vështirëson punën. Është shumë e vështirë të gjesh lojtarë në formë të mirë në këtë periudhë të sezonit.
Kush do të jetë kapiteni në mungesë të Hysajt e Roshit? Pse mungon Cikalleshi, i cili ka luajtur në ndeshjet e fundit në kampionatin turk?
Në mungesë të Hysajt, kapiteni është Berisha. Më pas luan apo nuk luan edhe ky, nuk ka rëndësi, pasi është kapiteni dhe lideri gjatë grumbullimit, jo vetëm në fushë. Për Cikalleshin, mund të them që mund të jetë një kapiten në të ardhmen, pasi ka disa vite që luan dhe shoh që ka goxha ndikim në fushë. Sa i përket mungesës së Cikalleshit, e shpjegova edhe më parë, që nuk është në formë shumë të mirë dhe nëse do të vijojë të luajë rregullisht, do ta grumbulloj në ndeshjet e ardhshme. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Guardiolën ta rinovojë kontratën
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C
Mikel Arteta shtyn Arsenalin që të bëjë një ofertë ‘astronomike’ për yllin e Milanit
Carlo Ancelotti flet për situatën me lëndime para sfidës me Liverpoolin në mesjavë
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit
Jose Mourinho zbulon të vërtetën në lidhje me transferimin e Ronaldos tek Fenerbahce
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj