LAJMI I FUNDIT:

Gjendet një trup i pajetë në lagjen “Velania”, dyshohet se është i Enver Bërkollit i cili u zhduk rreth një muaj më parë

Gjendet një trup i pajetë në lagjen “Velania”, dyshohet se është i Enver Bërkollit i cili u zhduk rreth një muaj më parë

Policia e Kosovës pasditen e së premtes ka gjetur një trup të pajetë i cili dyshohet të jetë i 80-vjeçarit, Enver Bërkolli, i cili rezultonte i humbur që nga fillimi i shtatorit të këtij viti.

Turpi i pajetë është gjetur në lagjen “Velania”, në Prishtinë, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit.

Lajmin për Telegrafin e kanë konfirmuar nga zyra për medie e Policisë së Kosovës.


“Mund të konfirmojmë se, me datë 02.10.2020 rreth orës 15:35 policia ka pranuar informatën për një person pa shenja jete në lagjen Velania në Prishtinë. Ne vendngjarje kanë dalur njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor për trajtim të rastit”, thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndryshe, më 1 shtator 2020, në lidhje me rastin kishte folur për Telegrafin djali i Enver Bërkollit, Sherafedin Bërkolli.

“Baba ka dal dje prej shtëpisë, diku rreth orës katër pasdite dhe më nuk e dimë as ku ka shkuar, e asgjë për të. Fotografinë e kemi publiku për të na ndihmuar dikush që e ka parë ose e sheh dhe numrat të na thërrasin. E kemi lajmëruar rastin edhe në polici, ata presin të bëhen 24 orë që ta shpallin të humbur”, tha Bërkolli në një prononcim për Telegrafin.

Humb 80-vjeçari nga Prishtina, familja kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur
Lexo po ashtu Humb 80-vjeçari nga Prishtina, familja kërkon ndihmë nga qytetarët për ta gjetur

Sipas tij, babai i tij nuk vuante nga ndonjë sëmundje, ndërkaq tha se herë pas herë ka dalur për shëtitje në parkun e Tokbashqes, por që asnjëherë më parë nuk ka ndodhur që ai të vonohet shumë apo të mos kthehet për kohë të gjatë në shtëpi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"KOSOVA BOJKOTON", qytetarët me iniciativë për bojkotim të marketeve me datën 10 shkurt për shkak të çmimeve të larta

Lajme
Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Presidentja Osmani sot në Departamentin Amerikan të Shtetit

Lajme
Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Policia e Kosovës kërkon ndihmë për identifikimin e personit të dyshuar për falsifikim dokumentesh

Kronika e Zezë
Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Supremja rrëzon vendimin e PZAP-it ku kishte dënuar me shtatë mijë euro koalicionin Listën për Familje

Lajme
Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Arrestimi i gjashtë personave në Pejë për vrasje në tentativë, Prokuroria kërkon sigurimin e të pandehurve në procedurë penale

Drejtësi
Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Hiqen vizat Kosovë-Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Lajme
Kalo në kategori