LAJMI I FUNDIT:

Start dëshpërues i Llapit me tri humbje nga tri ndeshje, trajneri Batatina nuk mendon largimin

Start dëshpërues i Llapit me tri humbje nga tri ndeshje, trajneri Batatina nuk mendon largimin
(Foto: Telegrafi/Ridvan Slivova)

Llapi ishte një nga klubet që kishte investuar më së shumti në afatin kalimtar veror, por ka pasur një start të keq në këtë fillim kampionati.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Tahir Batatina ka pësuar tri humbje në po aq ndeshje dhe është e fundin në tabelë.

Mirëpo, për trajnerin e kësaj skuadre nuk ka vend për shqetësim.


Batatina përmes një publikimi në llogarinë e tij në ‘Facebook’ ka potencuar se skuadra e tij do të rikthehet pas këtij starti negativ.

Ndër të tjerash ai ka qetësuar tifozët e skuadrës së tij duke i premtuar rikthimin e rezultateve dhe vazhdimin e projektit që ka nisur me vëllezërit e tij për klubin nga “Zahir Pajaziti”.

Publikimin e plotë të Batatinës mund ta ndiqni në llogarinë e tij:

“Nëse mendoni se jemi dorëzuar, jeni duke gabuar”.

“Unë, skuadra dhe stafi së bashku me kryesinë jemi të pa thyeshëm. Kemi humbur 3 ndeshje, por nuk do demoralizohemi. Futbolli është sfidë për ne, unë jam mësuar me sfida nga mosha e re pasi gjithmonë i kam dashur sfidat dhe gjithmonë i kam kaluar me nder dhe krenari”.

“Nuk ka rëndësi, humbje, barazim apo fitore, për mua ka rendësi qyteti dhe qytetarët e Podujevës ku shumë shpejtë do t’i bëjmë krenar pasi nuk jam rastësisht në klubin e qytetit tim dhe projekti im dhe i vëllezërve Batatina është jo i shkurtër por projekt 50 vjeçar për klubin dhe qytetin ku çdo vit do ta ngrisim dhe avancojmë futbollin llapjan në nivele sa më të larta”.

“Djemtë e skuadrës do të mësohen me sfida dhe ato së bashku me njeriun e sfidave do ti kalojmë bashkërisht, sepse ata e ndjejnë me zemër fanellën e klubit të cilën e mbajnë me nder dhe krenari”.

“Shumë kanë filluar të qeshin herët por ai që buzëqesh në fund do të jetë K.F. Llapi. Së shpejti do ta shihni Llapin e vërtetë sepse djelmoshat duan dhe mund ta bëjnë atë kemi synim, pasi që jemi të bashkuar si asnjëherë më parë duke ditur se kemi një super President, një Nënkryetar të shkolluar dhe një drejtor ekzekutiv të ngritur profesionalisht të cilët kanë kaluar sfida më të rënda”.

“Edhe në humbje edhe në fitore ne jemi dhe do të mbetemi skuadra që do ta thotë fjalën kryesore në kampionat, pa Llapin nuk ka Superligë ashtu siç nuk jeton peshku pa ujë̈. Ka pasur gjuajtje sporadike por ne do të fillojmë fuqishëm shpërthimin nga të gjitha anët”.

“FORCA LEGJENDAT RRINI TË QETË SEPSE DO T’IU BËJMË KRENAR! FORCA DJEMA JAM KRENAR QË IU KAM NË SKUADËR DHE ASNJËHERË NUK E KAM HUMBUR BESIMIN NË JU. VAZHDOJMË TË BASHKUAR DREJT QËLLIMIT”, ka shkruar Batatina./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar" - gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Suspendohen dy gjyqtarët e UEFA-s pas gabimit të rëndë në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Pas suksesit ndërkombëtar kompania kosovare ZiuuRugs befason Zhegrovën dhe Muric me dhurata të personalizuara

Sport vendor
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre

Premier League
Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

Trajneri i Celta Vigos zbulon planin ‘dinak’ që ka për ta mposhtur Barcelonën

La Liga
Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

Barcelona e gatshme ta sakrifikojë yllin e skuadrës për t’i hapur rrugë transferimit të Tah

La Liga
Kalo në kategori