LAJMI I FUNDIT:

Edhe pse temë e tryezës do të jetë dialogu, Serbia nuk e fton asnjë përfaqësues të Kosovës

Edhe pse temë e tryezës do të jetë dialogu, Serbia nuk e fton asnjë përfaqësues të Kosovës

Forumi i 10-të i Sigurisë i Beogradit me temën, “S’ka Paqe Pa Besim”, do të mbahet në muajin tetor të këtij viti.

Midis pjesëmarrësve kryesorë do të jenë zyrtarët amerikanë dhe evropianë, Matthew Palmer, i dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor si dhe Miroslav Lajcak, i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, raporton b92.

Gjatë gjashtë ditëve, mes shumë temave do të diskutohet edhe rreth dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës (22 tetor), transmeton Telegrafi.


Organizatorët duket se nuk e kanë parë të arsyeshme të ftojnë ndonjë zyrtar të shtetit të Kosovës, edhe pse temë e tryezës do të jetë edhe raportet mes vendit tonë dhe Serbisë.

Gjithashtu do të diskutohet edhe rreth të ardhmes së BE-së dhe perspektivës evropiane të Ballkanit Perëndimor (27 tetor).

Vlen të theksohet se në këtë forum është ftuar edhe Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu.

Në dhjetë vjet, forumi ka organizuar 230 diskutime, duke bashkuar më shumë se 4,000 pjesëmarrës dhe 900 panelistë, përfshirë vendimmarrësit dhe politikëbërësit, përfaqësues të institucioneve të sigurisë, shoqërisë civile, komunitetit ndërkombëtar dhe akademik të rajonit, por gjithashtu pjesë të tjera të Evropës dhe botës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Qindra qytetarë po marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të tre të rinjve në Jabllanicë

Lajme
Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Serbët për zgjedhjet në Kosovë: “E rëndësishme ta kemi dikë që lufton për ne”

Lajme
Moti për pesë ditët e ardhshme

Moti për pesë ditët e ardhshme

Lajme
Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Aksident në Qafën e Qarrit, drejtuesi shpëton për mrekulli pasi makina mbetet varur në barrierën mbrojtëse

Lajme
Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Incidenti i radhës në Skenderaj, digjet me benzinë posteri i Albin Kurtit

Lajme
Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Vendosën posterët në stacionet e autobusëve në kryeqytet – LDK gjobitet me 12 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori