LAJMI I FUNDIT:

Miftaraj: Çdo mosrespektim i autoritetit të Gjykatës Speciale do të përkthehet me arrestime

Miftaraj: Çdo mosrespektim i autoritetit të Gjykatës Speciale do të përkthehet me arrestime

Publikimi i dosjeve të Gjykatës Speciale nga Organizata e Veteranëve të Luftës (OVL) së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), e ka mobilizuar Gjykatën Speciale që të ndërmarr veprime, që  u pasuan edhe me arrestime.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin, Ehat Miftaraj nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), i cili theksoi se përderisa arrestimi i parë lidhej më aktakuzën e parë të konfirmuar për krime lufte, arrestimet që pasuan nuk lidhen me krime lufte, por siç tha ai për dyshimin e kryerjes së veprave penale që lidhen me pengimin e administrimit të drejtësisë.

Sipas tij, Ligji për Dhomat e Specializuar ka paraparë edhe dispozita dhe mandat për Gjykatën Speciale lidhur me veprat penale që mund të kryhen gjatë procesit të punës së kësaj gjykate dhe që lidhet me rastet kur pengohet puna e kësaj gjykate.


“Ligji për Dhomat e Specializuara përveç që i kushton rëndësi të madhe trajtimit të rasteve të luftës, ka paraparë edhe dispozita dhe mandat për Gjykatën Speciale lidhur me rastet apo veprat penale që mund të kryhen gjatë procesit të punës së kësaj gjykate dhe që lidhet me rastet kur pengohet puna e kësaj gjykate”, ka thënë ai.

Arrestohet Hysni Gucati, do të dërgohet për në Hagë
Lexo po ashtu Arrestohet Hysni Gucati, do të dërgohet për në Hagë

Miftaraj theksoi se Gjykata Speciale me arrestimin e kryetarit të OVL së UÇK-së, Nasim Haradinaj dhe nënkryetarit Hysni Gucatit ka dërguar mesazh tek të tjerët lidhur me pasojat në rast se pengohet puna e saj.

“Në këtë drejtim, gjykata me arrestimet e Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucatit po shpërfaq autoritetin e saj duke dërguar edhe mesazh tek të tjerët lidhur me pasojat në rast se kushdo qoftë e pengon në punën e saj”, vlerësoi Miftaraj.

Specialja: Nasim Haradinaj dyshohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë
Lexo po ashtu Specialja: Nasim Haradinaj dyshohet për frikësim të dëshmitarëve, hakmarrje dhe shkelje të fshehtësisë

Pika më e dobët e fillimit të punës së Gjykatës Speciale, sipas Miftaraj është rrjedhja e informatave nga kjo gjykatë.

“Ky fenomen ka shpërfaqur brishtësinë e Gjykatës Speciale, që dëshmon se jo gjithçka po funksionin si duhet në këtë gjykatë. Rrjedhja e informatave pa dyshim se ka cenuar rëndë integritetin, kredibilitetin dhe besueshmërinë e kësaj gjykate, e që do të manifestohet edhe në punën e saj në të ardhmen, respektivisht në proceset gjyqësore, ku dëshmitarët nuk do të kenë besimin dhe vullnetin e njëjtë për të dëshmuar”, potencoi ai.

Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale
Lexo po ashtu Ish-pjesëtari i UÇK-së, Salih Mustafa i arrestuari i parë nga Gjykata Speciale

Miftaraj tha se arrestimet e para janë vetëm fillimi i punës i Gjykatës Speciale.

“Se a do të ketë arrestime të reja, apo gjykata do të vazhdoj me procese gjyqësore duke i lënë të lirë personat që potencialisht mund t’i akuzoj, varet nga prokurorët e rastit dhe sjelljes së personave potencialisht që mund të akuzohen. Çdo mosrespektim i autoritetit të gjykatës do të përkthehet me arrestime, përderisa kjo mund të evitohet nëse të akuzuarit potencial i respektojnë rregullat dhe kushtet që mund t’iu caktoj gjykata për të zhvilluar procese gjyqësore në procedurë të rregullt”, ka thënë ndër të tjera Ehat Miftaraj nga IKD. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Në ngujim pas vrasjes së Ramazan Matajt: Frika nga gjakmarrja

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Kalo në kategori